fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia
Bukosh është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë.
Bukosh | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1 171[1] |
Fshati Bukoshi shtrihet në shpatijet e Çyçacicës, në një distancë prej 3–5 km nga Vushtrria. Bukoshi në lindje kufizohet me qytetin e Vushtrrisë, në juglindje kufizohet me Novolanin, në jug me Brusnikun, në jugperëndim me Taraxhën, në perëndim me fshatrat Liqej dhe Akrashticë, në veriperëndim me Dalakun dhe në veri me Shtitaricë.
Mikrotoponimet më të njohura dhe më karakteristike janë: Obleviku, Maqarrniku, Lugina e Klinakut, Arat e Fekës, Dardhat e Fekës, Shpati i Thatë, Bucaku, Te shkolla e vjetër etj.
Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, në mbledhjen e mbajtur më 27 Mars të vitit 2008 ka marrë vendim që në Bukosh të krijohet një zonë industriale me interes të përgjithshëm. Në këtë kuadër do të përfshihet një sipërfaqe e përgjithshme prej rreth 17.98.87 ha.[4]
Në dokumentet e shkruara si vendbanim me emrin B u k o s h,[5] është i regjistruar në Muhasebe-i Vilayet-i Rum-eli Defteri në vitin 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë.[6] Po me këtë emër është i regjistruar edhe në Defterin e Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566-74 dhe kishte 14 shtëpi e dy beqarë.[7] Në një hartë gjeografike austriake të hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689 është i regjistruar vendbanimi me emrin B u k o s h. Edhe në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900 është i regjistruar po me këtë emër.[6]
Në vitin 1946 e fillon aktivitetin e saj edhe shkolla fillore katërklasëshe ndërsa në vitin 1952 ndërtohet objekti shkollor me një klasë të madhe, një zyrë dhe banesa e mësuesit. Mësuesit e parë të cilët punuan në këtë shkollë janë: Ejup Pllana, Rrahim Pushkolli, Mursel Ferizi, Tomor Jashari, Habib Azemi, Isak Gubetini, Shyqyri Prekazi etj.[8] Sot në këtë vendbanim vepron shkolla fillore dhe e mesme e ulët, në objektin e ri shkollor të ndërtuar në vitin 2012.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.