Christopher Latham Sholes
politikan amerikan / From Wikipedia, the free encyclopedia
Christopher Latham Sholes[1] (lindur më 14 shkurt 1819 në Mooresburg, vdiq më 17 shkurt 1890) është shpikësi i tastierës QWERTY[2].
Lindur në Pensilvani, SHBA, Sholes u punësua praktikant në një shtëpi botuese në Danville, Pensilvani. Më vonë u transferua në Milwaukee, Wisconsin dhe u bë një redaktor i gazetave dhe figurë politike. U zgjodh në legjislaturën e Wisconsin në vitin 1860.
Në 1868 ai së bashku me Samuel W. Soule dhe Carlos Glidden shpikën makinën e shkrimit. Në vitin 1872 ai ia shiti të drejtat e makinës së tij kompanisë Remington Arms për 12.000 dollarë amerikanë.
Gjatë viteve 1870 ai vazhdoi të merret me zhvillimin e makinës e makinës dhe në vitin 1873 prezantoi tastierën QWERTY. Kjo lloj tastiere për komjutera përdoret sot në pjesën më të madhe të botës.