Cimabue
piktor italian i shekullit te XIII / From Wikipedia, the free encyclopedia
Siç e tregon dhe ky pasazh i Komedisë Hyjnore të Dante Alighieri-t, Cimabue konsiderohej piktori më i shquar i kohës, por nxënësi i tij, Giotto di Bondone do ta tejkalonte, duke ia errësuar famën.
Credette Cimabue nella pittura
tener lo campo, ed ora ha Giotto il grido,
si che la fama di colui è scura— Dante Alighieri, La Divina Commedia (Komedia Hyjnore), Purgatorio - Canto XI, 94-96
Për të ka njoftime që nga viti 1272, Dante e përmend si më të madhin e gjeneratës para asaj të Giotto-s, paralelisht me poetin Guido Guinizelli dhe miniaturisitin Oderisi da Gubbio. Sipas Lorenzo Ghiberti-t dhe Librit të Antonio Billi-t që në të njëjtën kohë mjeshtri dhe zbuluesi i Giotto-s. Vasari e tregoi si piktorin e parë që u shkëput nga "ashpërsia e pahijshme dhe e zakonshme e [...] manierës greke", duke arritur parimin e vizatimit realist "alla latina".
Por Cimabue-s i përket një hap themelor në tranzicionin nga figurat hieratike dhe të idealizuara (të traditës bizantine) drejt subjekteve të vërteta, të pajisur me njerzorësi dhe emocione, që do të ishin në bazë të pikturës italiane dhe perëndimore. Qe një piktor me aftësi të madhe rinovuese (të mendosh mënyrën me të cilën e bëri dramatik si kurr më parë Kryqëzimin në Assisi, apo pjerrësinë e pabesueshme të Kryqëzimit të Santa Croce-s), që edhe pse pa u shkëputur kurr nga mënyrat e mirëfillta bizantine, i çoi në rezultate të jashtëzakonshme, një hap nga risia e shfaqur në skulpturë nga Nicola Pisano dhe në pikturë më pas nga Giotto[1].
Studime të fundit kanë treguar si në të vërtetë rinovimi i sjellë nga Cimabue nuk qe edhe aq i izoluar në kontekstin europian, pasi vetë piktura bizantine shfaqte shenja evoluimi drejt një përvijimi më të madh të volumit dhe një dialog më të mirë me shikuesin. Për shembull afresket e manastirit të Sopoćani-t, të datuara 1265, vërehen figura tashmë pa kontur ku sfumaturat e rafinuara vënë në pah rrumbullakësinë volumetrike. Nga ana tjetër vetë Vasari, të cilit i detyrohet shumë atribuimi i Cimabue-s si nismëtar i rilindjes së pikturës italiane, pohon se ai pati "mjeshtra grekë".