komunë në departamentin Oise, Francë From Wikipedia, the free encyclopedia
Compiègne (shqiptimi frëngjisht: [kɔ̃pjɛɲ] ; Shqip: Kompienja; Pikarde: Compiène) është një komunë në departamentin Oise; në Francën veriore. [1] Ndodhet në lumin Oise . Banorët e saj quhen Kompienjas.
Kompienjë
Compiègne | |
---|---|
Nënprefekturë dhe komunë | |
Vendi | Franca |
Qeveria | |
• Kryetari (2020-2026) | Philippe Marini |
Sipërfaqja 1 | 53.100 km2 (20.502 sq mi) |
Popullsia (Janar 2020) | 40.453 |
• Dendësia | 760/km2 (2,000/sq mi) |
Zona kohore | UTC+01:00 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+02:00 (CEST) |
1 French Land Register data, which excludes lakes, ponds, glaciers > 1 km2 (0.386 sq mi or 247 acres) and river estuaries. |
Kompienja është selia e dy kantoneve : [1]
Compiègne është komuna qendrore e një njësie urbane me 70,699 banorë, dhe e një zone më të madhe udhëtarësh me 141,504 banorë që nga viti 2017. [3] Të dhënat e popullsisë në tabelën dhe grafikun e mëposhtëm i referohen komunës Kompienjë,pra bërthamës urbane, pa përfshirë rrethinat.
|
Përkujtimorja e Armëpushimit në Pyllin e Kompienjës është vendi i nënshkrimit të dy armëpushimeve; ai i 11 nëntorit 1918 dhe 22 qershorit 1940. Hitleri e zgjodhi posaçërisht vendndodhjen e të dytit, dhe vuri në lëvizje karrocën origjinale të nënshkrimit nga Parisi në Compiègne, si një ironi për francezët e mundur.
Vendi ende strehon disa përmendore të armëpushimit të vitit 1918, duke përfshirë një kopje të karrocës origjinale hekurudhore. Karroca origjinale e Marshallit Foch u dërgua në Gjermani si një trofe fitoreje pas armëpushimit të dytë. Thashetheme të ndryshme për atë që ndodhi më pas me këtë vagon hekurudhor, kanë lulëzuar që atëherë. Disa besojnë se u shkatërrua nga SS në Turingi në prill 1945; të tjerë thonë se kjo ka ndodhur në Berlin, por ka shumë të ngjarë që të jetë shkatërruar gjatë një sulmi ajror aleat në Berlin. Versioni i fundit duket më i besueshëm, pasi karroca e Ferdinand Foch në fakt u shfaq në një muze të Berlinit. [4] [5]
Kompienja gjithashtu ka universitetin e saj. Universiteti i Teknologjisë i Kompienjës (UTC), një nga shkollat inxhinierike më të mira në Francë, e themeluar si Universitet Teknologjik më 1972 për të ofruar një alternativë ndaj " shkollave të mëdha " tradicionale për studentët e interesuar në teknologji dhe shkenca të aplikuara. [6]
Që prej 1974, autobuzat brenda qytetit janë falas. Rrjeti i autobuzave lidh Kompienjën me vendbanimet e afërta.
Ndërmarrja "ARC", përgjegjëse për transportin e hapësirës metropolitane të Kompienjës,ofron edhe mundësia e të marrit një bicikletë me qera.
Për sa i përket linjave hekurudhore, Stacioni Compiègne ofron lidhje me Parisin, Amiensin, Kambrain dhe disa destinacione rajonale.
Autostrada më e afërt është A1 Paris-Lilë.
Që nga viti 1968 Compiègne është qyteti tradicional i fillimit të garës së famshme të biçikletave Paris–Rubex . Ishte gjithashtu qyteti i mbarimit i etapës së tretë në Tour de France 2007 .
Compiègne është e binjakëzuar me:
|
Compiègne është gjithashtu bashkëpunuese me:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.