futbollist brazilian From Wikipedia, the free encyclopedia
David Luiz Moreira Marinho (lindur më 22 Prill 1987) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan me klubin anglez Arsenal dhe kombëtaren braziliane. Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtes, por ai mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës.[3][4]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | David Luiz Moreira Marinho[1] | ||
Datëlindja | 22 prill 1987 | ||
Vendlindja | Diadema, Brazil | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtes | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Arsenal | ||
Numri | 23 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2001 | São Paulo | ||
2001–2005 | Vitória | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Vitória | 26 | (1) |
2007 | → Benfica (Huazim) | 10 | (0) |
2007–2011 | Benfica | 72 | (4) |
2011–2014 | Chelsea | 62 | (6) |
2014–2016 | Paris Saint-Germain | 56 | (3) |
2016–2019 | Chelsea | 79 | (5) |
2019– | Arsenal | 12 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007 | Brazil U20 | 2 | (0) |
2010– | Brazil | 56 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 maj 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 shkurt 2018 |
Pasi filloi karrerën futbollistike te Vitória, Luiz u transferua te Benfica që në moshën 19 vjeçare. Atje ai luajti pesë sezone (tre të plotë). Ai u transferua në Janar 2011 te Çelsi, ku që sezonin e parë fitoi Ligën e Kampioneve dhe FA Cup. Në qershor 2014, Luiz u transferua te klubi francez Paris Saint-Germain për një shumë 50 milion £, një shumë rekord për një mbrojtës.[5][6][7]
David Luiz bëri debutimin e tij ndërkombëtar në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 56 ndeshje. Ai ishte pjesë e skuadrave braziliane që fituan Kupën e Konfederatave 2013 dhe që arritën në gjysmë-finalen e Kupës së Botës 2014.
Lindur në Diadema, São Paulo nga prindërit Ladislao dhe Regina Marinho, David Luiz arriti te Esporte Clube Vitória që në moshën 14 vjeçare pasi u la i lirë nga São Paulo FC,[8] dhe filloi duke luajtur si mesfushor mbrojtës, por për pak sa nuk u largua nga klubi për shkak të performancave të dobta në atë pozicion.[9] Megjithatë, ai më vonë u përdor si qëndër mbrojtës duke u ambjentuar mirë.[10]
David Luiz bëri debutimin e tij me skuadrën në vitin 2006, duke shkëlqyer në barazimin 2–2 kundër Santa Cruz Futebol Clube për ndeshjen e vlefshme për Kupën Braziliane të atij sezoni.[10] Në situatën më të keqe të historisë së klubit, në divizionin e tretë, klubi arriti të ngjitej në nivelin e dytë pasi e mbylli ligën në vendin e dytë, me lojtarin që luajti në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit vendimtare të klubit,[11] duke shënuar golin e vetëm të tij më 3 shtator 2006 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Clube Atlético do Porto.[12]
Më 30 Janar 2007, Luiz firmosi me klubin portugez Benfica për të zëvëndësuar veteranin Ricardo Rocha që u transferua te Tottenham Hotspur në formën e huazimit.[13] Ai bëri një debutim jo të mirë në Kupën UEFA kundër Paris Saint-Germain në Parc des Princes; ai e nisi ndeshjen si titullar në qëndër të mbrojtjes sëbashku me brazilian tjetër Anderson, duke zëvëndësuar Luisãon e dëmtuar. Benfica humbi ndeshjen me rezultatin 2–1, por arriti të kualifikohej në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4–3.
Me 12 mars 2007, ai luajti ndeshjen e tij të parë në ligë kundër União de Leiria.[14] Në fund të sezonit, Luiz firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin,[15] dhe në fund të sezonit, pas dhjetë paraqitje në ligë, ai u ble përfundimisht nga klubi për 1.5 milion €.[16] Para fillimit të sezonit të ri, ai shënoi golin e parë me klubin në turnamentin miqësor Torneio do Guadiana kundër Sporting Clube de Portugal. Për shkak të një dëmtimi, David Luiz arriti të zhvillonte vetëm tetë paraqitje në ligë, megjithatë, Benfica përfundoi e katërta.
Më 11 janar 2009, David Luiz shënoi golin e tij të parë zyrtar me klubin, duke shënuar golin e vetëm në suksesin kundër rivalëve të Sporting de Braga. Ai gjate shumicës së sezonit luajti si mbrojtës i majtë, në vend të lojtarit të kombëtares portugeze Jorge Ribeiro.
Ndërkohë, gjatë sezonit 2009–10, kur trajneri i ri i Jorge Jesus mbërriti në klub, Luiz u bë zëvëndës-kapiten dhe simboli i skuadrës. Ai ishte i pranishëm në çdo ndeshje të sezonit, duke luajtur 49 ndeshje zyrtare (tre gola në 4,206 minuta) në atë sezon, me Benficën fitoi titullin e parë të ligës pas pesë vitesh. Në gjysmë-finalen e parë të Taça da Liga, në një fitore 4–1 jashtë fushe kundër Sporting Clube de Portugal, David Luiz shënoi golin e parë në minutën e tetë, në fund, Benfica u shpall fituese e kupës duke mundur Porton në finale me rezultatin 3–0. David Luiz u shpall "Lojtari i Vitit i Ligës Portugeze" në atë sezon, duke marrë 38% të votave, kurse ndjekësi ishte shoku i tij i skuadrës Ángel Di María, i cili mori vetëm 8%.[16]
Më 30 shtator 2009, Benfica shiti 25% të të drejtave ekonomike të lojtarit te pala e tretë Benfica Stars Fund, si një përgatitje për një transferim të mundshëm të lojtarit në ardhmen. Ai u vlerësua 18 milion €;[17] kontrata e tij gjithashtu u rinovua në Tetor, me një klauzolë lirimi 50 milion €.[18]
Më 31 janar 2011, David Luiz kompletoi lëvizjen te gjigandi anglez Çelsi për shifrën 25 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare e gjysëm; si pjesë e marrëveshjes, mesfushoriNemanja Matić kaloi te Benfica në formë huazimi deri në fund të sezonit pas përfundimit të huazimit të tij te Vitesse në Hollandë.[19][20] Ai bëri debutimin e tij zyrtar në Premier Ligë më 6 shkurt, duke zëvëndësuar portugezin José Bosingwa në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Liverpoolit.[21] Tetë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë si titullar me Çelsin në barazimin pa gola kundër Fulhamit në Craven Cottage. Ai u bë menjëherë i pëlqyeri i tifozëve të klubit, duke u nderuar me çmimin Barclays Lojtari i Ndeshjes për performancën e tij, pavarësisht se shkaktoi një penallti në minutën e 93të, që u prit nga Petr Čech.[22]
Më 1 mars 2011, David Luiz shënoi golin e tij të parë me Çelsin kundër Manchester United në Stamfort Bridge, duke ndihmuar "Blutë" të kthenin rezultatin dhe të fitonin 2–1.[23] Më 20 mars, ai shënoi me kokë golin e dytë me Blutë duke kontribuar në fitoren 2–0 kundër Manchester City, duke u nderuar sërisht me çmimin e lojtarit të ndeshjes, dhe me çmimin e Lojtarit të Muajit për muajin mars.[24][25]
David Luiz humbi tre ndeshjet e para të sezonit 2011–12 për shkak të një dëmtimi në gju.[26] Ai u rikthye në ekip më 13 shtator 2011 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Bayer Leverkusen, duke shënuar gol me një gjuajtje nga 15 metra për të prishur ekujlibrat në fitoren 2–0 në Stamfort Bridge.[27] Në ndeshjen e tij të dytë, ai shënoi me penallti në fitoren 4–3 nga gjuajtjet e penalltive kundër Fulham në raundin e tretë të Kupës së Ligës; koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim pa gola.[28]
Më 5 shkurt 2012, në një ndeshje kundër Manchester United, David Luiz shënoi golin e tretë të ekipit të tij në një barazim 3–3, edhe pse "Blutë" ishin në avantazh të trefishtë; gjuajtja e tij me kokë në momentin e golit erdhi falë një krosimi nga Juan Mata u devijua nga Rio Ferdinand, duke përfunduar në rrjetë.[29] Po në atë muaj, ai shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje që u ndal në trekëndësh në fitoren 3–0 në shtëpi ndaj Bolton Wanderers.[30]
Me 14 mars 2012, Çelsi u përball kundër Napolit në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve; pas humbjes 1–3 në Stadio San Paolo në ndeshjen e parë, Luiz bëri një paraqitje mbreslënëse në ndeshjen e kthimit, ku Çelsi fitoi me rezultatin 4–1 pas kohës shtesë. Ai u zgjodh nga UEFA si lojtari i Ndeshjes;[31] Luiz u zgjodh lojtari i ndeshjes edhe në çerek-finalen e parë kundër ish skuadrës së tij Benfica (fitore 1–0 jashtë fushe). Megjithatë, pasi la fushën në gjysëm-finalen e Kupës FA kundër Tottenham Hotspur për shkak të një dëmtimi muskular, klubi njoftoi se mbrojtësi do të humbiste dy ndeshjet gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës dhe finalen e Kupës FA. Pavarësisht se mungoi në këto ndeshje të rëndësishme, Luiz u rikthye në kohë për finalen e Ligës së Kampioneve; për shkak të pezullimit të kapitenit John Terry, ai luajti si titullar për 120 minuta. Çelsi fitoi trofeun për herë të parë pasi mposhti Bayern Munich nga gjuajtjet e penalltive.[32]
Më 22 shtator 2012, Luiz firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Çelsin.[33] Ai e filloi sezoni e ri si një titullar në qëndër të mbrojtjes, ku partner kishte Gary Cahill ose Terry; ai shënoi golin e parë të sezonit me goditje dënimi në fitoren 4–0 jashtë fushe kundër Nordsjælland e vlefshme për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve 2012–13.[34] Në edicionin e atij viti të FIFA Kupës së Botës për Klube, Çelsi humbi në finale kundër brazilianve të Corinthians; Luiz u zgjodh lojtari i dytë më i mirë i turnamentit, duke marrë Topin e Argjendë për performancat e tij, ku një ndeshje e luajti si mesfushor mbrojtës. Ai luajti sërisht në atë pozicion në fitoren rekord 8–0 kundër Aston Villës në javën e ardhshme, duke shënuar një nga golat me goditje dënimi dhe në fund u zgjodh lojtari i ndeshjes.[35][36]
Drejtë përfundimit të sezonit, Luiz hyri në një formë golashënuesi, fillimisht duke shënuar më 17 prill në fitoren 3–0 kundër rivalëve londinez Fulham, dhe më pas në të dyja ndeshjet gjysëm-finale të Ligës së Evropës kundër zviceranëve të Basel; i pari erdhi në minutën e fundit me një goditje dënimi e cila kaloi murin mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë nga krahu i portierit për të siguruar një fitore dramatike 2–1 jashtë fushe, duke i dhënë Çelsit një avantazh komod për ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge.[37]
Luiz u kritikua gjerësisht për një incident të diskutueshëm në fitoren e Çelsit 1–0 kundër Manchester United në Old Trafford më 5 maj. Pas një dueli me mbrojtësin kundërshtar Refael, Luiz mori një të shtyrë dhe përfundoi jashtë vizave të fushës. Megjithatë, ai u pa nga tifozët duke qeshur gjatë kohës që ishte i shtrirë në tokë.[38][39][40] Luiz e mbrojti veten e tij, duke thënë se ai qeshi me tifozët e Manchester United të cilët e kishin ofenduar atë.[41]
Më 13 qershor 2014, Luiz u transferua te klubi francez Paris Saint-Germain për një shumë 50 milion £, një shumë rekord për një mbrojtës.[5][6][7]
Më 11 mars 2015, ai shënoi në rikthimin e tij në Stamford Bridge për ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve me PSG-në që barazoi 2–2 kundër ish klubit të tij Çelsi për t'a eleminuar klubin anglez me rregullin golit jashtë fushe.[42] Ai kërkoi falje për festimin e golit, duke thënë se nuk i përmbajti dot emocionet e momententit.[43]
Luiz ishte pjesë e Brazilit U20 në Kupën e Botës nën-20 në vitin 2007. Paraqitjet e tij të mira me Benficen tërhoqën vëmëndjen e trajnerit Mano Menezes, i cili e thirri dhe bëri që ai të debutonte kundër Shba-së më 10 gusht 2010. Brazili fitoi me rezultatin 2-0 me gola të Neymar dhe Alexandre Pato. Kjo ishte ndeshja e parë e Menezes i cili kishte zëvëndësuar të shkarkuarin Dunga.[16]
David Luiz ishte prezent në çdo skuadër gjatë drejtimit të Menezes dhe u thirr për Copa Américan e vitit 2011, por nuk bëri asnjë paraqitje në turnament për shkak të një dëmtimi.[26] Në një ndeshje miqesore kundër Meksikës në tetor të atij viti, David Luiz shënoi një autogol por Seleção fitoi në fund me rezultatin 2–1.
Më 7 shtator 2012, David Luiz u bë kapiten i Brazilit për herë të parë në ndeshjen kundër Afrikës së Jugut në São Paulo.[44]
Luiz u thirr nga trajneri Luiz Filipe Scolari për të luajtur me Brazilin në Kupën e Konfederatave 2013 që u zhvillua në vendlindjen e tij. Sëbashku në formacion me Thiago Silvën, ai luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares. Në finale, ku Brazili fitoi me rezultatin 3–0 kundër Spanjës, David Luiz u bë hero duke evituar një gol në vijën fatale pas një goditje nga Pedro.[45][46]
Më 2 qershor 2014, David Luiz ishte në listën e lojtarëve që u thirrën për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[47] Ai shënoi golin e parë me kombëtaren në barazimin 1–1 kundër Kilit në ndeshjen e raundit të 16-tave. Ai gjithashtu shënoi edhe penalltinë e tij në gjuajtjet e penalltive duke ndihmuar Brazilin të shkojë në çerek-finale,[48], ku shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Kolumbisë.[49] Për shkak të mungesës së Thiago Silvës për shkak pezullimi, Luiz ishte kapiten i skuadrës në humbjen poshtëruese 7–1 kundër Gjermanisë në gjysëm-finale.[50]
David Luiz ka thënë se ai është një i Krishter i devotshëm dhe se shëmbull i tij është Kaká.[16] Ai thotë: "Besimi im më jep besimin se unë mund të shkoj jashtë dhe të përmirësohem si lojtar. Ajo më jep forcë dhe frymëzim". Ai më pas shtoi: "Çdo gjë në jete i takon Perëndinë Qëllimi ynë ka qenë tashmë plotësisht jashtë."[51]
Skuadra | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti1 | Tjetër Turnamente2 |
Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Vitória | 2006 | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 25 | 1 | 53 | 2 | ||
2007 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 2 | 0 | 2 | 0 | |||
Gjithsej | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 27 | 1 | 55 | 2 | |||
Benfica | 2006–07 | 10 | 0 | 0 | 0 | — | 4 | 0 | — | 14 | 0 | ||
2007–08 | 8 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 | — | 14 | 0 | ||
2008–09 | 19 | 2 | 2 | 0 | 4 | 0 | 2 | 1 | — | 27 | 3 | ||
2009–10 | 29 | 2 | 2 | 0 | 5 | 1 | 13 | 0 | — | 49 | 3 | ||
2010–11 | 16 | 0 | 3 | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | 1 | 0 | 28 | 0 | |
Gjithsej | 82 | 4 | 9 | 0 | 11 | 1 | 29 | 1 | 1 | 0 | 132 | 6 | |
Chelsea | 2010–11 | 12 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 12 | 2 |
2011–12 | 20 | 2 | 6 | 0 | 3 | 0 | 11 | 1 | 0 | 0 | 40 | 3 | |
2012–13 | 30 | 2 | 6 | 0 | 4 | 1 | 14 | 4 | 3 | 0 | 57 | 7 | |
2013–14 | 19 | 0 | 3 | 0 | 3 | 0 | 9 | 0 | 0 | 0 | 34 | 0 | |
Gjithsej | 81 | 6 | 15 | 0 | 10 | 1 | 34 | 5 | 3 | 0 | 143 | 12 | |
Paris Saint-Germain | 2014–15 | 14 | 1 | 2 | 0 | 1 | 0 | 6 | 1 | 0 | 0 | 23 | 2 |
Gjithsej | 14 | 1 | 2 | 0 | 1 | 0 | 6 | 1 | 0 | 0 | 23 | 2 | |
Gjithsej karriera | 204 | 12 | 28 | 0 | 22 | 2 | 69 | 7 | 31 | 1 | 353 | 22 |
1Përfshirë kompedicione kontinentale si UEFA Liga e Kampioneve, Kupa UEFA / Liga e Europës dhe UEFA Super Kupa.
2Përfshirë turnamente të tjera si FA Community Shield, FIFA Kupa e Botës për Klube, Supertaça Cândido de Oliveira dhe Campeonato Baiano.
Redaktuar më 23 tetor 2014 [54]
Kombëtarja braziliane | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2010 | 4 | 0 |
2011 | 6 | 0 |
2012 | 7 | 0 |
2013 | 16 | 0 |
2014 | 14 | 3 |
Gjithsej | 47 | 3 |
Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 28 qershor 2014 | Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil | Kili | 1–0 | 1–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
2. | 4 korrik 2014 | Estádio Castelão, Fortaleza, Brazil | Kolumbia | 2–0 | 2–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
3. | 18 nëntor 2014 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | Austria | 1–0 | 2–1 | Ndeshje Miqësore |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.