Demenca
çrregullime afatgjata të trurit që shkaktojnë dëmtim të kujtesës, të menduarit dhe sjelljes / From Wikipedia, the free encyclopedia
Demenca nuk është një sëmundje specifike, por në të vërtetë është një grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa të ndërhyjnë me funksionimin e përditshëm të personit. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme të demencave dhe sëmundja e Alzheimer-it është shkaku më i shpeshtë i tyre. Me shtimin e jetëgjatësisë së popullatës, mjekësia e sotme po përballet gjithnjë e më shumë me demencën. Demenca indikon se ka të paktën dy funksione konjitive si humbja e kujtesës bashkë me humbjen e gjykimit, ose të çrregullimit të gjuhës. Demenca mund t’ju bëjë konfuzë dhe të paaftë për të kujtuar emrat e njerëzve. Gjithashtu ju mund të përjetoni ndryshime të personalitetit dhe të sjelljes sociale. Ajo ndërhyn në jetën normale të njeriut duke e ndryshuar atë përgjithmonë. Duhet pasur parasysh se disa shkaqe të demencës janë të trajtueshme dhe të rikthyeshme.
Demenca | |
---|---|
Litografi e një burri të diagnostikuar me demencë në vitet 1800 | |
Specialitet | Neurologji, psikiatri |
Simptomat | Rënie e aftësisë për të menduar dhe për të mbajtur mend, probleme emocionale, probleme me gjuhën, ulje motivimi[1] |
Komplikimet | Ushqimi i dobët, pneumonia, pamundësia për të kryer detyra të vetëkujdesit, sfidat e sigurisë personale.[2] |
Fillimi | Gradual[1] |
Kohëzgjatja | Afatgjatë[1] |
Shkaktar(ë) | Sëmundja e Alzheimerit, sëmundja vaskulare, Sëmundja e trupit Lewy dhe degjenerimi lobar frontotemporal.[1] |
Metoda diagnoztifikuese | Testimi njohës (Ekzaminimi Mini-Gjendja Mendore)[3] |
Parandalimi | Edukimi i hershëm, parandalimi i presionit të lartë të gjakut, parandalimi i obizitetit, no smoking, social engagement[4] |
Trajtimi | Kujdesi mbështetës[1] |
Mjekimi | Inhibitori i acetilkolinesterazës (përfitim i vogël)[5] |
Shpeshtësia | 55 milion (2021)[1] |
Vdekje | 2.4 milion (2016)[6] |