Derby della Madonnina
From Wikipedia, the free encyclopedia
Derby della Madonnina, njohur gjithashtu si Derby di Milano (ose si Derbi i Milanos nga tifozët shqiptar) është një rivalitet futbollistik ndërmjet dy klubeve kryesore të Milanos, Internazionale dhe Milan. Ky rivalitet njihet me emrin Derby della Madonnina në nder të një nga objekteve kryesore të qytetit të Milanos, statuja e Virgjëreshës Mari në krye të Duomos, e cila quhet zakonisht Madonnina ("Madonna" e vogël në italisht).[1]
Fakte të shpejta Emra të tjerë, Qyteti ...
![]() | |
Emra të tjerë | Milan Derby Derby di Milano |
---|---|
Qyteti | Milano, Itali |
Ekipet | |
Takimi i parë | Milan 3–2 Internazionale Kampionati Italian i Futbollit (10 janar 1909) |
Takimi i fundit | Internazionale 1–0 Milan Serie A (21 tetor 2018) |
Takimi i ardhshëm | Milan – Internazionale Serie A (17 mars 2019) |
Stadiumi/et | San Siro |
Statistics | |
Të gjitha takimet | Ndeshje zyrtare: 222 Ndeshje jozyrtare: 71 Gjithsej: 293 |
Më shumë fitore | Ndeshje zyrtare: Internazionale (79) Ndeshje jozyrtare: Milan (36) Gjithsej: Milan (112) |
Shënuesi më i mirë | Andriy Shevchenko (14) |
Fitorja më e madhe | Internazionale 0–6 Milan Serie A (11 maj 2001) |
Mbylle
Në të kaluarën, Inter është parë si klubi i borgjezisë milaneze (me pseudonim bauscia, një term milanez që do të thotë mburravec), kurse Milan (me pseudonim casciavid, që do të thotë kaçavidë, një referencë për puntorët) mbështetej më shumë nga klasa puntore.[2]