From Wikipedia, the free encyclopedia
Disgrafia është gjendje e cila shkakton probleme në të shprehurit me shkrim. Disgrafia nuk është rezultat i mungesës intelektuale, instruksioneve joadekuate ose përtacisë, por ajo është rezultat i ndryshueshmërisë së trurit gjatë përpunimit të informatave. [1] Disgrafia është një aftësi e kufizuar e transkriptimit, që do të thotë se është një çrregullim shkrimor që shoqërohet me shkrim dore të dëmtuar, kodim ortografik dhe sekuencat e gishtave (lëvizja e muskujve të kërkuar për të shkruar). [2] Disgrafia është një problem i shkaktuar nga truri dhe nuk vjen si rezultat i fëmijës i cili mund të jetë përtac. Edhe pse një numër i madh i njerëzve kanë shkrim të keq, disgrafia është një çrregullim më serioz.[3] Në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-IV), disgrafia karakterizohet si një aftësi e kufizuar e të mësuarit në kategorinë e shprehjes me shkrim kur shkathtësia e shkrimit është më e ulët se ato që priten duke pasur parasysh moshën e një personi të matur përmes inteligjencës dhe arsimit të përshtatshëm për moshën.
Për shumë fëmijë të diagnostikuar me disgrafi, mbajtja e lapsit apo radhitja e shkronjave në vijë të fletores është e vështirë. Një numër i konsiderushëm i tyre kanë probleme me gërmëzim dhe shprehjen e mendimeve në letër. [3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.