Elektrodinamika kuantike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Elektrodinamika kuantike (EDK) është një teori e fushës kuantike e elektrodinamikës me karakter relativistik. Elektrodinamika kuantike u zhvillua nga një numër fizikanësh duke filluar që në fund të 1920-ve. Ajo përshkruan disa aspekte të mënyrës se si elektronet, pozitronet dhe fotonet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Elektrodinamika kuantike nga ana matematike përshkruan të gjitha dukurit qe përfshinë thërrmijat e ngarkuara që bashkëveprojnë duke shkëmbyer fotone. Teoria është quajtur "margaritari i fizikës" për të gjitha parashikimet jashtëzakonisht të sakta të madhësive si moment anormal magnetik i elektronit, dhe zhvendosja e Lambit në shkallët e energjisë të hidrogjenit.[1]
Në terma teknike, Elektrodinamika kuantike mund te përshkruhet si një teori perturbative e vakumit kuantik elektromagnetik.