Emmeline Pankhurst
From Wikipedia, the free encyclopedia
Emmeline Pankhurst (mbiemri i vajzërisë Goulden; 15 korrik 1858 – 14 qershor 1928) ishte një aktiviste politike britanike dhe lidere e lëvizjes Britanike për "të drejtën e votës së grave" e cila i ndihmojë gratë për të fituar të drejtën e votës. Në vitin 1999 Time emëroj Pankhurst si një nga "100 njerëzit më të rëndësishëm të shekullit XX", duke thënë: "ajo formoj një ide të gruas për kohën tonë; ajo tronditi shoqërinë në një model të ri nga e cila nuk do të ketë kthim prapa."[1] Ajo u kritikua gjerësisht për taktikat e saj luftarake, dhe historianët nuk pajtohem në lidhje me efektivitetin e tyre, por puna e saj njihet si një element thelbësor në arritjen e votës grave në Britani.[2][3]
E lindur në Moss Side, Mançester, nga prindër aktivist politik, Pankhurst në moshën 14 vjeçare hyri në lëvizjen e të drejtës së votës për gratë. Edhe pse prindërit e saj e inkurajonin atë të përgatitej për një jetë si bashkëshorte dhe nënë, ajo ndoqi studimet në "École Normale de Neuilly" në Paris. Më 18 dhjetor 1879 ajo martohet me Richard Pankhurst, një avokat 24 vite më i vjetër se ajo, i njour për mbështetje e të drejtës për votë të grave; në dhjetë vitet e ardhshme ato kishin pesë fëmijë. Ai mbështeti aktivitetet e saj jashtë shtëpisë, ajo themeloj dhe u përfshi në "Lidhjen e Grave për të drejtën e votës", e cila mbronte te drejtën e votës të grave të martuara dhe të pamartuar. Kur kjo organizatë u prish, ajo u përpoq për t'u bashkuar me Partinë e Punës së Pavarur, me prije të majtë me anë të miqësisë së saj me socialistin Keir Hardie por u refuzua fillimisht anëtarësimin nga dega lokale për shkak të gjinisë së saj.