FC Bayern München
Ekip gjerman futbolli në Bavari / From Wikipedia, the free encyclopedia
Fußball-Club Bayern München e.V., zakonisht i njohur si FC Bayern München (Shqiptimi gjermanisht: ʔɛf ˈt͡seː ˈbaɪ̯ɐn ˈmʏnçən),FC Bayern Munich, oseFC Bayern, është një klub futbollistik gjerman me seli në Mynih, Bavari. Klubi më mirë si një skuadër profesionale futbolli, e cila luan në Bundesligë, në ligën më të fortë të sistemit futbollistik gjerman, dhe është klubi gjerman më i suksesshëm në histori, duke fituar 27 kampionate dhe 18 kupa.[4]
Emri i plotë | Fußball-Club Bayern München e. V. | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Der FCB (FCB) Die Bayern (Bavarezët) Stern des Südens (Ylli i Jugut) Die Roten (Të kuqët)[1] FC Hollywood[2] | |||
Emri i shkurtër | Bayern | |||
Themeluar | 27 shkurt 1900; 123 vite më parë | |||
Stadiumi | Allianz Arena | |||
Kapaciteti | 75,000[3] | |||
Pronar | Herbert Hainer | |||
Presidenti | Karl-Heinz Rummenigge | |||
Trajneri | Thomas Tuchel | |||
Liga | Bundesliga | |||
2022–23 | 1rë | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Sezoni aktual |
FC Bayern është themeluar në 1900 nga 11 futbollistë të udhëhequr nga Franz John.[5] Edhe pse Bayern fitoi kampionatin e parë kombëtar në vitin 1932,[6] klubi nuk u zgjodh për të luajtur në Bundesligë pas krijimit të saj në 1963.[7] Klubi kishte periudhën e saj të suksesit më të madh në mes të viteve 1970, kur, nën udhëheqjen e kapitenit Franz Beckenbauer, Bavarezët fituan tre Kupa Evropiane rresht (1974–1976). Gjithsej, Bayern ka arritur në 10 finale të Kupës Evropiane/UEFA Ligës së Kampioneve, dhe së fundmi e kanë fituar në vitin 2013 për herë të pestë në histori dhe si pjesë të tripletës kontinentale. Bayern gjithashtu ka fituar nga një Kupë UEFA, Kupë të Fituesve të Kupës, UEFA Super Kupë, FIFA Kupë Bote për Klube dhe dy Kupa Ndërkontinentale, duke u bërë një nga skuadrat më të suksesshme europiane. Që nga krijimi i Bundesligës, Bayern ka qënë skuadra dominuese e futbollit gjerman duke fituar 22 tituj dhe 5 tituj nga 10 të fundit. Ata kanë rivalitetin tradicional me TSV 1860 München dhe 1. FC Nuremberg, dhe sigurisht krahasohen edhe me rivalët për titull Borussia Dortmund.
Që nga fillimi i sezonit 2005–06, Bayern ka luajtur ndeshjet e saj në shtëpi në Allianz Arena. Më parë skuadra i ka luajtur ndeshjet në Olympiastadion për 33 vite. Ngjyrat e skuadrës janë e kuqja dhe e bardha, dhe stema tregon flamurin bardh e blu të Bavarisë.[8] Në termat e të ardhurave, Bayern Munich është më i madh klubi sportiv në gjermani dhe klubi i katërt më i madh i futbollit në botë, duke zotëruar 368.400.000 € në vitin 2012.[9] Me 223.985 anëtarë, Bayern është klubi i dytë më i madhë sportive në aspektin e anëtarësimit, vetëm për pak më poshtë se klubi i parë në botë, klubi portugez i Benficës.[10] Gjithashtu janë regjistruar edhe 3,576 tifozë zyrtarë sëbashku me 262,077 anëtarët e tjerë.[11] Klubi ka departamente të tjera për shah, hendboll, basketboll, gjimnastikë, bowling, pingpong, gjyqtarë, dhe futboll me më shumë se 1.100 anëtarë aktivë.[12]
FC Bayern aktualisht është i dyti në renditjen e koeficientëve të klubve të UEFA-s[13] dhe i pari në renditjen botërorë të IFFHS-së.[14]