From Wikipedia, the free encyclopedia
Feja kryesore në Greqi është krishterimi, në veçanti Kisha Ortodokse Greke. Ajo përfaqësonte 90% të popullsisë së përgjithshme në 2015 dhe njihet me kushtetutë si "feja mbizotëruese" e Greqisë. Fetë me numër më të vogël ndjekësish përfshijnë Islamin (që përfshin 2% të popullsisë), katolicizmin romak (që përfshin më pak se 1% të popullsisë), ungjillizmin, paganizmin helen, sikhizmin dhe hinduizmin. Sipas burimeve të tjera, 81.4% e grekëve identifikohen si të krishterë ortodoksë lindorë dhe 14.7% janë ateistë.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kishës së Greqisë, një anëtare e Bashkësisë Ortodokse Lindore, i është dhënë statusi i "fesë mbizotëruese" në kushtetutën e Greqisë. Që nga viti 1850, ortodoksia greke brenda Greqisë trajtohet nga Kisha. Anëtarët e saj përbëjnë midis 88% dhe 95-98% të popullsisë, raporti më i fundit Pew ka dhënë një përqindje prej 90% si numrat e vitit 2015.
Islami në Greqi përfaqësohet nga dy komunitete të dallueshme; Myslimanët që kanë jetuar në Greqi që nga koha e Perandorisë Osmane (kryesisht në Çamëri, Maqedoninë Lindore dhe Thraki) dhe emigrantët myslimanë që filluan të mbërrinin në çerekun e fundit të shekullit të 20-të, kryesisht në Athinë dhe Selanik. Myslimanët në Greqi janë kryesisht emigrantë nga Lindja e Mesme (Libani, Siria, Iraku, Irani), rajone të tjera të Ballkanit (Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina) dhe Afrika e Veriut (Maroku, Algjeria, Tunizia, Egjipti).
Gjatë shekullit 19 dhe 20 kundër myslimanëve shqiptarë, turq u ushtrua dhunë e tmerrshme dhe masakra me qëllim largimin e tyre nga shtëpitë dhe vatrat e tyre.
https://www.ekathimerini.com/news/234129/religion-is-key-part-of-identity-for-most-greeks/
https://kaparesearch.com/en/easter-faith-and-religion-in-greece/ Arkivuar 31 mars 2023 tek Wayback Machine
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.