Bosnja dhe Hercegovina

shtet në Evropën Juglindore From Wikipedia, the free encyclopedia

Bosnja dhe Hercegovinamap
Remove ads

Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Kroacia ndërsa në lindje kufizohet me Serbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detin Adriatik në afërsi të Mostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga 5 prilli i vitit 1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (CIA) ky vend në vitin 2004 ka pasur 4 milion banorë.

44°N 18°E

Fakte të shpejta Bosna i HercegovinaБосна и Херцеговинa, Kryeqytetiand largest city ...
Thumb
Remove ads

Historia

shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe e Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të perandoris Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga Ilirët. Pas rënies së perandorisë Romake ajo bëhet pjesë e perandoris Bizantine sikurse disa pjesë tjera të Ilirisë. Sllavët vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilrisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullsisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur më vonë edhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtete perendimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.

Mos e përziej me' Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Remove ads

Politika

Njësitë administrative

Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative.

Njësi shtetërore janë: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (org.: Federacija Bosne i Hercegovine) dhe Republika Serbe (org.: Republika Srpska)

Njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë:

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.

Klima është e shumellojshme. Në pjesën veriore të saj mbizotëron klima kontinentale mesatare, në viset e larta malore kemi klimë malore, kurse në luginën e lumit Neretvë ndihet ndikimi i klimës mesdhetare. Në fushat karstike vera është e nxehtë, me temperatura të larta dhe dimër të ashpër dhe të ftohtë.

Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Malet më të njohura janë: Dinara, Prenji, Jahorina, Vitorogu, Ozreni, Kozara, Zelengora etj.Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,386 metrave në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.

Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Drina, Una, Sana, Sava, Neretva dhe Vërbas.

Remove ads

Demografia

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 struktura nacionale e B dhe H ka qenë: 44% Boshnjak, 31% Serb dhe 17% Kroat, derisa 6% janë deklaruar si Jugosllav, dhe 2% të tjerë. Përbërja fetare ishte e ngjashme me atë nacionale: 99% Kroatëve ishin katolik, 90% e Boshnjakëve ishin mysliman dhe 95% e Serbëve ishin ortodoks. Të dhënat me kalimin e kohës kanë ndryshuar, sepse gjatë luftës janë shkaktuar 100.000 deri 250.000 viktima, dhe se gati gjysma e popullsisë ka ndërruar vendbanimin. Sipas të dhënave të agjencisë amerikane CIA të vitit 2000, thuhet se në B dhe H kanë jetuar 48% boshnjak, 37,1% Serb, 14,3% Kroat dhe 0.6% të Tjerë. Sipas vlerësimeve të CIA-së në vitin 2004, Bosna dhe Hercegovina ka rreth 4.007.608 banorë. Sipas vlerësimeve vendase në federatën e B dhe H jetojnë 2.517.972 banorë, ndërsa në RS 1.490.993 banorë. Përveç këtyre tre popujve jetojnë edhe disa pakica kombëtare. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 kanë jetuar edhe: Shqiptarë - 4.922, Malazezë - 10.048, Çek - 590,Italianë - 732, Ebrej - 426, Hungarez-893, Maqedonë-1.596, Gjerman-470, Polak-526, Rom - 8.864, Romun - 162, Rus - 296, Rusin - 133, Sllovak - 297, Turq - 267, dhe Ukrahinas - 3.929.[1]

Remove ads

Ekonomia

Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Nxjerrja e mineraleve është degë e rëndësishme ekonomike. Minerali i hekurit nxirret në Lubijë dhe Varesh, boksiti në afërsi të Mostarit, qymyrguri në Banoviq dhe në Krekë, kripa e ngurtë në Tuzle etj. Bazuar në pasuritë minerale, është zhvilluar metalurgjia e zezë (Zenica dhe Vareshi), metalurgjia me ngjyra (Mostar), industria kimike (Tuzla), metalurgjia përpunuese (Sarajevë, Travnik, Banja Luka, Mostari), elektroindustria (Sarajevë dhe Banja Luka), e tekstilit (Sarajevë, Mostar, Bosanski Brod etj.), e drurit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet. Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, bimët mesdhetare, vreshtat, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Ndër llojet e blegtorisë më shumë rriten gjedhët (mbi 1 milion kokë). Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.

Remove ads

Kultura

  • Telekomunikacioni
  • Rrjeti i transportit nuk i plotëson kërkesat e vendit. Transporti ajror: ne Bosnje ka 4 aeroporte ai i Sarajeves, Tuzles, Mostarit dhe Banja Lukes.
  • Ushtria
  • Turizmi zhvillohet kryesisht në ofertat për vizita në qendrat kulturoro-historike, arkitekturore orientale, për kuzhinën boshnjake etj.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme


Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads