Festivali Evropian i Këngës 2012
From Wikipedia, the free encyclopedia
Festivali Evropian i Këngës 2012 (Anglisht: Eurovision Song Contest 2012, Frëngjisht: Concours Eurovision de la chanson 2012) apo ndryshe Eurosong 2012 do jetë edicioni i 57-të i Eurovizionit. Festivali do mbahet në Baku të Azerbajxhanit nga data 22 deri 26 maj të vitit 2012. Këtë vit, do të marrin pjesë gjithsej 43 shtete, në mesin e tyre edhe Shqipëria, të cilën do ta përfaqësoj këngëtarja kosovare Rona Nishliu. Maroko ishte rrugës për tu kthyer në festival, por që vendosi të mos kthehej.[1][2]. Gjithashtu Republika Çeke është duke u menduar të jetë pjesë e Eurosong-ut të këtij viti por që vendosi të jetë larg edhe për këtë vit [3], ata kanë marrë pjesë në këtë festival prej vitit 2007-2009, por u tërheqën për shkak të rezultateve "Të Tmerrshme", e quajtur kështu nga faqja e Eurosongut në internet, Republika Çeke ka falimentuar në këtë festival, ç'do vit, duke qenë e fundit për dy herë me radhë, dhe e para-fundit. Ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës, EBU ka lëshuar një artikull ku flet për këtë çështje. Sipas EBU, Kosova është përpjekur të marrë pjesë në Eurosong, prej vitit 2009, por ka falimentuar për shkak të kushteve financiare, gjithashtu edhe për shkak të kundërshtimeve nga Serbia, Rusia dhe Spanja (pjesë e Big 5) [4]. Kurse, krahas shteteve që nuk morrën pjesë edhe këtë vit, befasisht Polonia vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të rezultatit të keq në vitin 2011, në të cilën u rendit e fundit.[5] Gjithashtu arsya tjetër që Polonia u tërheq ishte për shkak që këtë vit do të organizojnë UEFA-në dhe vendosën të përqendrohen më shumë aty. Kurse, këtë vit Mali i Zi vendosi të kthehej në garë. Pas rezultateve të këqija viteve të fundit, televizioni malazez vendosi të rikthehej në festivalin më të madh evropian.[6]
Festivali Evropian i Këngës 2012 | |
Gjysmëfinalja e parë | 22 maj, 2012 |
---|---|
Gjysmëfinalja e dytë | 24 maj, 2012 |
Finalja | 26 maj, 2012 |
Televizioni transmetues | İTV |
Vendi | Crystal Hall Baku, Azerbajxhan |
Kënga fituese | Suedia Euphoria nga Loreen |
Sistemi votues | |
Këtë vit, si vitet e fundit, do votohet prapë në mënyrën 50 % juri, 50 % publik, të gjithë votuesit nga publiku do të jenë gjysma e votave të një shteti, ndërsa pjesa tjetër do jetë juria profesionale që shteti votues zgjedh. Në fund pasi votat e publikut dhe jurisë të bashkohen, shtetet më të votuara do të marrin pikët nga 1-7, 8, 10 dhe 12. | |
Shqipëria | |
Këtë vit, shteti ynë do të prezantohet nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu me këngën "Suus" të shkruar nga vet Rona e të kompozuar nga kompozitori i njohur kosovar Florent Boshnjaku. Shqipëria do të prezantohet më 22 maj në Baku, në pjesën e parë të gjysëm finales. | |
Numri i pjesëmarrësve | 42 (zyrtare) |
Vendet e kthyera | Mali i Zi |
Vendet e larguara | Armenia Polonia |
Festivali Evropian i Këngës 2012 | |
◄2011 • 2013► |