Frekuenca
From Wikipedia, the free encyclopedia
Frekuenca është numri i ndodhive, të një ngjarje të përsëritur, për njësi kohe. Asaj zakonisht i referohet si frekuencë kohore. Perioda është kohëzgjatja e një cikli në një ngjarje e përsëritur, kështu që perioda është e anasjellta e frekuencës. Si shembull, viti është perioda e orbitës së Tokës rreth Diellit.[1] [2]
Për shembull, nëse zemra rreh me një frekuencë prej 120 rrahjesh në minutë, perioda T- intervali i përsëritjes së rrahjes- është gjysëm sekonde, sepse në kaq kohë ndodh një rrahje. Frekuenca është një parameter i rëndësishëm i përdorur në shkencë dhe inxhinieri për të specifikuar shkallën e lëkundjes (oshilimit) dhe dukurive dridhëse (vibruese) si dridhjet mekanike, sinjalet audio (tingulli), valët e radios dhe drita.