Göbekli Tepe
From Wikipedia, the free encyclopedia
Göbekli Tepe (turqisht: ɟœbecˈli teˈpe[1] turqisht për "Kodra e Mullës")[2] është një vend arkeologjik në Rajonin Juglindor të Anadollisë së Turqisë afërsisht 12 kilometra në verilindje të qytetit të Shanllëurfas. Kodra (tumë artificiale) ka një lartësi prej 15 metrash dhe ka një diametër prej rreth 300 metrash.[3] Është përafërsisht 760 metra mbi nivelin e detit.
Göbekli Tepe | |
---|---|
Vendndodhja | Örencik, Shanllëurfa, Turqi |
Koordinatat | 37°13′23″N 38°55′21″E |
Ndërtuar | Mileniumi i 10-të |
Emri zyrtar: Göbekli Tepe | |
Lloji | Kulturor |
Kriteret | (i), (ii), (iv) |
Përcaktuar | 2018 (42nd session) |
Nr. i referencës | 1572 |
State Party | Turqia |
Region | Azia Lindore |
Kodra përfshin dy faza të përdorimit, që besohet të jenë të një natyre shoqërore ose rituale nga zbuluesi i saj dhe ekskavatori Klaus Schmidt, që daton nga mijëvjeçari 10–8 pes.[4] Gjatë fazës së parë, që i përket periudhës Neolitike Paraqeramikë A (PPNA), janë ngritur rrathët e shtyllave masive të gurit në formën e shkronjës T, të njohur si megalitet më të vjetra në botë.[5]
Më shumë se 200 shtylla në rreth 20 rrathë janë të njohura aktualisht përmes hulumtimeve gjeofizike. Secila shtyllë ka një lartësi deri në 6 metra dhe peshon deri në 10 tonë. Në fazën e dytë, që i përkasin periudhës Neolitike Paraqeramikë B (PPNB), shtyllat e ngritura janë më të vogla dhe rrinë në dhoma drejtkëndëshe me dysheme me gëlqere të lëmuar. Zona u braktis pas periudhës Neolitike Paraqeramikë B (PPNB). Strukturat e reja datojnë nga kohët klasike.
Detajet e funksionit të strukturës mbeten një mister. Gërmimet kanë vazhduar që nga viti 1996 nga Instituti Arkeologjik Gjerman, por pjesë të mëdha ende mbesin të pashpjeguara. Më 2018, vendi u caktua një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së.[6]