Shanllëurfa
From Wikipedia, the free encyclopedia
Urfa, zyrtarisht i njohur si Shanllëurfa është një qytet në Turqinë juglindore dhe kryeqyteti i Provincës Shanllëurfa. Popullsia e saj prej mbi dy milionë banorësh përfshin turq etnikë, kurdë dhe arabë. Urfa ndodhet në një fushë rreth 80 km në lindje të lumit Eufrat dhe është vendbanimi ku lindi Artisti i madh Ibrahim Tatlises. Klima e saj karakterizohet nga vera jashtëzakonisht të nxehta, të thata dhe dimra të freskët dhe të lagësht.
Urfa | |
---|---|
Komunë metropolitan | |
Shanllëurfa | |
Nofka(t): Qyteti i Profetëve[1] | |
Koordinatat: 37°09′30″N 38°47′30″E | |
Vendi | Turqia |
Provincat e Turqisë | Shanllëurfa |
Qeveria | |
• Kryetari | Zeynel Abidin Beyazgül (AKP) |
• Guvernator | Abdullah Erin |
Lartësia mbidetare | 477 m (1,565 ft) |
Popullsia (2018) | |
• Gjithsej | 2.031.425 |
Zona kohore | UTC+3 (TRT) |
Faqja zyrtare | www.sanliurfa.bel.tr |
Rreth 12 km në verilindje të qytetit ndodhet vendi i famshëm neolitik i Göbekli Tepe, tempulli më i vjetër i njohur në botë, i cili u themelua në mijëvjeçarin e 10-të pes.[2] Zona ishte pjesë e një rrjeti të vendbanimeve të para njerëzore ku ndodhi revolucioni bujqësor. Për shkak të lidhjes së saj me historinë jehude, të krishterë dhe islame, dhe një legjende sipas së cilës ishte vendlindja e Abrahamit, Urfa është mbiquajtur "Qyteti i Profetëve".[1]