futbollistë italian From Wikipedia, the free encyclopedia
Giorgio Chiellini (Italisht: [ˈdʒordʒo kjelˈliːni]; lindur më 14 gusht 1984) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës dhe shërben si kapiten për klubin italian Juventus dhe kombëtaren italiane. Ai është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të botës.[3] Chiellini është një lojtar fizikisht i fortë, agresiv dhe i shkathët, i cili zakonisht luan në qëndër të mbrojtjes, por mund të luaj me lehtësi edhe në të majtë, si mbrojtjen me tre ashtu edhe me katër.
Chiellini me kombëtaren italiane në 2021 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Giorgio Chiellini[1] | ||
Datëlindja | 14 gusht 1984 | ||
Vendlindja | Piza, Itali | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Los Angeles FC | ||
Numri | 14 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1990–2000 | Livorno | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2000–2002 | Livorno | 8 | (0) |
2002–2005 | Roma | 0 | (0) |
2002–2004 | → Livorno (huazim) | 47 | (4) |
2004–2005 | → Fiorentina (huazim) | 37 | (3) |
2005–2022 | Juventus | 425 | (27) |
2022– | Los Angeles FC | 7 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2000 | Italia U15 | 8 | (0) |
2000–2001 | Italia U16 | 12 | (2) |
2001 | Italia U17 | 1 | (0) |
2002 | Italia U18 | 6 | (1) |
2001–2003 | Italia U19 | 18 | (1) |
2004 | Italia Olimpike | 2 | (0) |
2004–2007 | Italia U21 | 26 | (6) |
2004– | Italia | 116 | (8) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 mars 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2018 |
Në nivel klubesh, Chiellini e filloi karrierën e tij në vitin 2000 me Livornon, si dhe luajti me Romën dhe Fiorentinën, para se në vitin 2005 të kalonte te Juventusi. Me Juventusin, ai fitoi shtatë titujt rresht të Serie A nga viti 2012 e deri në 2018, si dhe katër tituj të Coppa Italia resht, dhe katër tituj të tjerë të Supercoppa Italiana. Ai ka qënë pjesë e skuadrës së vitit të Serie A katër herë: në sezonet 2012–13, 2014–15, 2015–16 dhe 2017–18 si dhe është emëruar mbrojtësi i vitit i Serie A tre herë: në vitet 2008, 2009 dhe 2010.[4][5][6][7]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.