Gjuha suahile
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha Suahile, gjithashtu e njohur si Kiswahile (përkthyer: gjuha bregdetare[6]), është një gjuhë Bantu dhe gjuha e parë e popullit suahili. Është një lingua franca e rajonit të Madh të Liqeneve të Afrikës dhe pjesëve të tjera të Afrikës lindore dhe jugore, duke përfshirë Tanzaninë, Keninë, Ugandën, Ruandën, Burundin, Mozambikun dhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC).[7] Komori, e folur në Ishujt Komore nganjëherë konsiderohet të jetë një dialekt i suahilishtes, ndonëse autoritetet e tjera e konsiderojnë atë një gjuhë të veçantë.[8]
Gjuha suahile | |
---|---|
Folës amtare | 3 miljon[1][2] deri në 15 milion (2012)[3] Folës L2: 50-100 milion |
Familje gjuhësore | Niger-Kongo
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Tanzani, Keni, Republikën Demokratike të Kongos, Ruandë, Ugandë, Bashkimin Afrikan, Komunitetin e Afrikës Lindore |
Rregulluar nga | Baraza la Kiswahili la Taifa (Tanzani), Chama cha Kiswahili cha Taifa (Keni) |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | sw |
ISO 639-2 | swa |
ISO 639-3 | swa - Kodi përfshirës |
Glottolog | [http://glottolog.org/resource/languoid/id/swah1254 swah1254[4] swah1254[5]] |
Vlerësimet e numrit total të folësve suahili variojnë shumë, nga 50 milion në mbi 100 milionë. Suahili shërben si gjuhë kombëtare e katër kombeve: Tanzania, Kenia, Uganda dhe DRC. Shikomor, gjuha zyrtare në Komoros dhe gjithashtu e folur në Majoti (Shimaore), është e lidhur me suahili.[9] Suahili është gjithashtu një nga gjuhët e punës të Bashkimit Afrikan dhe është njohur zyrtarisht si një lingua franca e Komunitetit të Afrikës Lindore.[10]
Një pjesë e rëndësishme e fjalorit suahili rrjedh nga arabishtja[11] përmes kontaktit me banorët myslimanë arabishtfolës.