From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjykata Kushtetuese e Kosovës (serbisht: Ustavni sud Kosova) është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me kushtetutën. Selia e Gjykata Kushtetuese ndodhet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese është themeluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës gjersa rastin e saj të parë e kishte në vitin 2009.
Para vitit 2009, shqyrtimet kushtetuese në Kosovë janë ushtruar nga gjykatat e tjera. Me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, Dhomës Kushtetuese të Gjykatës Supreme i ishte dhënë edhe autoriteti për të shqyrtuar aktet legjislative për pajtueshmërin e tyre me ligjet më të larta. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e vitit 1990 parashikonte një Gjykatë Kushtetuese (shqip: Gjyqi Kushtetues).
Gjatë periudhës së administratës ndërkombëtare, të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK-ut, me Kornizën Kushtetuese të vitit 2001 parashikohej "Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme" e cila do të merrej me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve legjislative.[1] Megjithatë, autoriteti përfundimtar ishte tek Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara - Administratori i Kosovës. [2][3][4]
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të emëruar nga Presidenti i Republikës me propozim të Kuvendit të Kosovës.
Anëtarët e gjykatës janë:
Gjyqtarët ndërkombëtarë:
Ish-gjykatësit:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.