Helen Parkhurst
From Wikipedia, the free encyclopedia
Helen Parkhurst (7 mars 1887 – 1 qershor 1973)[1] ishte një arsimtare, publiciste, pedagoge e shquar, ideatore e Dalton Planit, themeluese e Shkollës Dalton dhe moderatore e emisionit "Bota e fëmijës me Helen Parkhurst" në Rrjetin Televiziv ABC.[2] Parkhurst bashkëpunoi me psikologun Jean Piaget dhe pedagogët John Dewey dhe Horace Mann. Ajo dha kontribut të konsiderueshëm për një filozofi të arsimit përparimtar duke theksuar zhvillimin e "fëmijës në tërësi".