Hipotensioni
From Wikipedia, the free encyclopedia
Për hipotension ose shtypja ose tensioni i ulët flitet kur vlerat e tensionit të gjakut bien nën vlerën 90/60 mmHg (milimetër Zhivë). Si pasojë e tensionit shumë të ulët mund të vjen deri te furnizimi i pakët i organeve (zemrës, trurit dhe organeve tjera) me gjak dhe oksigjen.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.
Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.[1]