filmi i animuar amerikan i vitit 1950 From Wikipedia, the free encyclopedia
Hirushja (titulli origjinal: Cinderella) është një film i animuar amerikan i vitit 1950, prodhuar nga Walt Disney dhe shpërndarë nga RKO Radio Pictures.[2] Është filmi i 20-të i animuar nga kompania e Walt Disney, i bazuar në përrallën e njohur me të njëjtin titull të Charles Perrault.
Hirushja | |
---|---|
Regjia nga | Clyde Geronimi Hamilton Luske Wilfred Jackson |
Shkruar nga | Ken Anderson Perce Pearce Homer Brightman Winston Hibler Bill Peet Erdman Penner Harry Reeves Joe Rinaldi Ted Sears Maurice Rapf[1] |
Prodhuesi | Walt Disney |
Luajnë | Ilene Woods Eleanor Audley Verna Felton Rhoda Williams James MacDonald Luis van Rooten Don Barclay Mike Douglas Lucille Bliss |
Kinematografia | Cory Hansen |
Montazhi | Donald Halliday |
Muzika | Oliver Wallace Paul J. Smith Mack David Jerry Livingston Al Hoffman |
Kompania prodhuese | |
Shpërndarë nga | RKO Radio Pictures, Inc. |
Data e publikimit | 4 mars 1950 |
Kohëzgjatja | 75 minuta |
Shteti | Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Gjuha | Anglisht |
Njëherë e një kohë, në një tokë të largët, ndodhej një mbretëri e vogël. E qetë, e begatë dhe e pasur me romancë e traditë. Atje, në një vilë madhështore jetonte një zotëri i ve dhe vogëlushja tij. Megjithëse ishte një baba i dashur dhe i përkushtuar që nuk i linte gjë mangët vajzës së tij të shtrenjtë, mendonte se ajo kishte nevojë për kujdesin e një nëne. Kështu ai u martua përsëri me një vejushë që vinte nga një familje e mirë, me dy vajza në moshën e të bijës, Anastasian dhe Drizelën.
Për fat të keq, zotëria fisnik vdiq para kohe dhe njerka, ziliqare për bukurinë e vogëlushes që i linte në hije vajzat e saj të shëmtuara, u tregua e ftohtë dhe mizore me thjeshtrën e saj. Ajo e detyronte t'i kalonte ditët në kuzhinë, pranë oxhakut, aq sa vajzës ia vunë nofkën Hirushe.
Vitet kaluan dhe vila filloi të rrënohej pak nga pak, sepse pasuritë e familjes shpenzoheshin për tekat e kota të dy motrave egoiste, ndërsa Hirushja ishte bërë shërbëtore në shtëpinë e saj. Por pavarësisht të gjithave, Hirushja vazhdonte të ishte e mirë dhe e sjellshme sepse me çdo agim ajo ndiente t'i rilindte në zemër shpresa se një ditë ëndrrat e lumturisë së saj do të realizoheshin.
Në shqip, Hirushja u dublua nga Anila Muçaj në dialog dhe nga Odeta Katundi në këngë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.