Një qytet në Siri From Wikipedia, the free encyclopedia
Homs ose Humus (arabisht: حمص; më parë është quajtur Emesa (greqisht: Ἔμεσα)[1] është qytet në perëndim të Sirisë, ndodhet 162 kilometra në veri të Damaskut.
Homsi
Hims | |
---|---|
Qytet |
Homsi ose Himsi i njohur si Emisa është një qytet në Sirinë perëndimore dhe kryeqyteti Rajonit së Homsit. Është 501 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet 162 kilometra në veri të Damaskut.[2] I vendosur mbi lumin Oronte, Homsi është gjithashtu lidhja qendrore midis qyteteve të brendshme dhe bregdetit të Mesdheut.
Para luftës civile në Siri, Homs ishte një qendër e madhe industriale, dhe me një popullsi prej të paktën 652,609 njerëzve në vitin 2004,[3] ishte qyteti i tretë më i madh në Siri pas Aleppo në veri dhe në kryeqytetin Damask në jug. Popullsia e saj reflekton diversitetin e përgjithshëm fetar të Sirisë, të përbërë nga myslimanë suni dhe alavitë, dhe të krishterë . Ka një numër të xhamive dhe kishave historike në qytet, dhe është afër kështjellës Krak des Chevaliers, një vend i trashëgimisë botërore .
Origjina e emrit modern të qytetit është është një formë arabe e emrit latin të qytetit Emesus, që rrjedh nga greqishtja Émesa ose Émesos, [4] ose Hémesa.[5]
E mërkura konsiderohet si një ditë e rëndësishme për qytetarët e Homsit e cila lidhet me disa ngjarje të ndodhura në historinë e qytetit. Dy teori janë paraqitur për të shpjeguar këtë lidhje:[6]
Religjioni në Homs | ||||
---|---|---|---|---|
Synitët | 50% | |||
Krishterët | 30% | |||
Alavitë | 20% |
Në shekullin e 12-të, Homs ishte një nga qytetet më të mëdhaja në Siri me 7000 banorë. Në vitin 1785, popullësia në Homs ishte më shumë se 2000 dhe banorët janë ndarë mes krishterëve ortodoks të lindjes dhe muslimanëve. Në vitet 1860, popullësia u rrit në 15,000-20,000. Që nga viti 1907, popullësia u rrit në 60,000, e cila dy e treta e popullësisë kanë qenë muslimanë. Sipas regjistrimit të popullësisë më 2004, popullësia ka qenë 652,609, ku 51% kanë qenë meshkuj dhe 48.5% kanë qenë femra.[7]
Al-Karamah SC u themelua në vitin 1928 dhe është një nga klubet më të vjetër në Siri.[8] Ky klub ka fituar tetë tituj në ligën siriane dhe tetë tituj në kupën siriane. Klubi i dytë i cili është nga kjo qytet është Al-Wathba, e cila u themelua në vitin 1937. Stadiumi Halid Bin Velidi është stadiumi i tretë më i madh në Siri dhe ka 35,000 ulëse.
Homs është binjakëzuar me:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.