Inflacioni
zhvlerësimi i monedhës gjatë një periudhe kohore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Inflacioni është një term që tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një ekonomi të caktuar në një periudhë të caktuar.[1] Një nga efektet që mund të shoqërojë inflacionin (dhe që shpesh ngatërrohet me të) është edhe rritja e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve. Fenomen i kundërt në efekt është deflacioni.