Gjuha italiane
gjuhë romane / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjuha italiane apo italishtja (Italisht: lingua italiana) është një gjuhë italike (neolatine) e zhvilluar nga varianti fjorentin.
Fakte të shpejta Italisht, Shqiptimi ...
Italisht | |
---|---|
Shqiptimi | [itaˈljaːno] |
Rajoni | Evropa jugore |
Folës amtare | 85 milion |
Familje gjuhësore | Gjuhët indo-evropiane
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | it |
ISO 639-2 | ita |
ISO 639-3 | ita |
Glottolog | ital1282 |
Mbylle
Është gjuha e 21-të më e folur në botë. Flitet nga 63,5 miljonë veta si gjuhë amëtare, kryesisht në Itali, San Marino, Vatikan, Zvicër (ku është edhe gjuhë zyrtare), Kroaci, Slloveni, Francë (me minoranca që gjenden afër Italisë), si dhe në shtetet ku gjenden emigrantë italianë (SHBA, Argjentine, Brazil). Është një nga gjuhët më të studiuara në botë për shkak të rëndësisë nderkombëtare, pasurinë kulturore dhe turizmit. Gjuha italiane është gjuha e huaj më e folur në Shqipëri.[1]