futbollist brazilian From Wikipedia, the free encyclopedia
Juan Guilherme Nunes Jesus (lindur më 10 qershor 1991), njohur më mirë si Juan Jesus ose thjesht Juan është një futbollist brazilian i cili luan me klubin italian A.S. Roma, huazuar nga Inter në Serie A dhe me kombëtaren braziliane. Ai mund të luaj si mbrojtës qëndre ose si mbrojtës i majtë.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Juan Guilherme Nunes Jesus | ||
Datëlindja | 10 qershor 1991 | ||
Vendlindja | Belo Horizonte, Brazil | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Roma | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2006–2009 | Internacional | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Internacional | 25 | (0) |
2012–2016 | Internazionale | 110 | (1) |
2016– | Roma | 48 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009–2011 | Brazili U–20 | 17 | (0) |
2012 | Brazili U–23 | 6 | (0) |
2012– | Brazili | 4 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 janar 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 shkurt 2013 |
Pasi nisi karrierën me ekipin brazilian të Fustalit, por në vitin 2006, ai u bashkua me skuadrën e moshave të Sport Club Internacional. Juan bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2010, duke fituar Copa Libertadores. Ai u largua nga Internacional në vitin 2012, pasi u ble nga Inter.
Ai gjithsej luajti 25 ndeshje, pa mundur të shënoj ndonjë gol.
Më 30 janar 2012, Inter komfirmoi se kishte blerë kartonin e brazilianit Juan Jesus. Ai debutoi në javën e fundit të Serie A të sezonit 2011–12 kundër Lazios, pasi hyri si zëvëndësues në vend të Diego Militos.
Në sezonin 2012–13, Juan Jesus ishte zgjedhja e parë e trajnerit Andrea Stramaccioni në formacionin 3–5–2 sëbashku me mbrojtësit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel. Më 19 maj 2013, në javën e fundit të Serie A, Juan shënoi golin e parë në karrieren e tij në humbjen e Interit 2–5 kundër Udineses në San Siro.
Në gusht 2013, në një ndeshje miqësore kundër Real Madrid, Juan u bë kapiten për herë të parë i skuadrës.
Më 12 korrik 2013, Juan Jesus la fanellën me numrin 40 për të marrë fanellën me numrin #5, pas largimit të legjendës Dejan Stanković. Më 29 shtator 2013, Juan rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2018 me një pagë 1.2 milion € në vit.[1][2]
Më 14 korrik 2016, Jesus u bashkua zyrtarish me A.S. Romën në formë huazimi për 2 milion € dhe një detyrim për shifër shtesë prej 8 milion € për arritjen e disa objektivave të caktuar sportiv.[3] Detyrimi u aktivizua në mes të sezonit 2016–17; klubi rezervoi shifrën e huazimit në 1.153 milion € dhe shifrën shtesë 8 milion € në raportin financiar.[4]
Juan në të shkuarën ka luajtur me kombëtaret braziliane U–18 dhe U–19. Në vitin 2010, ai u thirr nga trajneri Ney Franco për të luajtur me kombëtaren U–20. Në vitin 2011, ai ishte pjesë në skuadrën e suksesshme që fitoi trofeun South American Nën-20 2011, duke luajtur në të gjitha ndeshjet e turnamentit. Në të njëjtin vit, ai mori pjesë në Kupën e Botës U–20 ku impresioni sërisht.
Më 26 maj 2012, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në fitoren 3–1 kundër Danimarkës duke luajtur 90 minuta. Ai luajti 90 minuta edhe në humbjen me rezultatin 4–3 kundër rivalëve të Argjentinës.
Juan zakonisht luan si qëndër mbrojtës, por ai mund të luaj edhe në të dy krahët e tjera të mbrojtjes. Ai e ka krahasuar veten me mbrojtësin tjetër brazilian Lúcio, për të cilin ka thënë që e konsideron si idhullin e tij. Ai njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, forcën dhe fizikun e mirë. Këmba e tij e preferuar është e majta.
Redaktuar më 5 korrik 2013.[5][6][7]
Sezoni | Skuadra | Liga | Liga | Kupa | Tjetër | Kontinenti | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | |||
Brazil | Liga | Copa do Brasil | Liga | Amerika e Jugut | Total | |||||||
2010 | Internacional | Série A | 7 | 0 | – | 10 | 0 | 1 | 0 | 18 | 0 | |
2011 | 18 | 0 | – | 6 | 0 | 0 | 0 | 24 | 0 | |||
Italia | Liga | Kupa e Italisë | Superkupa | Europa | Total | |||||||
2011–12 | Inter | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
2012–13 | 31 | 1 | 4 | 0 | – | 9 | 0 | 44 | 1 | |||
2013–14 | 27 | 0 | 2 | 0 | – | 0 | 0 | 29 | 0 | |||
2014–15 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 0 | 0 | |||
Karriera në total | Brazil | 25 | 0 | — | 16 | 0 | 1 | 0 | 42 | 0 | ||
Italia | 59 | 1 | 6 | 0 | 0 | 0 | 9 | 0 | 74 | 1 | ||
Karriera në total | 100 | 1 | 6 | 0 | 16 | 0 | 10 | 0 | 116 | 1 |
Ndeshjet dhe golat me Brazilin.
Ndeshjet dhe golat me kombëtaren | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Kompedicioni | Gola |
2012 | ||||||
1 | 26 maj | –, Hamburgu, Gjermani | Danimarka | 1–3 | Ndeshje Miqësore | 0 |
2 | 30 maj | –, Uashington, Shtetet e Bashkuara | Amerika | 1–4 | Ndeshje Miqësore | 0 |
3 | 3 qershor | –, Arlington, Shtetet e Bashkuara | Meksika | 0–2 | Ndeshje Miqësore | 0 |
4 | 9 qershor | –, East Rutherford, Shtetet e Bashkuara | Argjentina | 4–3 | Ndeshje Miqësore | 0 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.