Kaçaniku
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kaçanik (serbisht: Качаник / Kačanik) është qytet i vogël në jug të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km katrorë (2,8% e sipërfaqes së tërësishme të Kosovës). Nga sipërfaqja e tërësishme e komunës 65,6% është tokë e papunuar, kurse 34,4% është tokë e punuar.
Fakte të shpejta Shteti, Rajoni ...
Kaçaniku
Качаник Kačanik | |
---|---|
Koordinatat: 42°13′N 21°15′E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Ferizaji |
Qeveria | |
• Kryetari | Besim Ilazi (PDK) |
Sipërfaqja | |
• Komunal | 220 km2 (80 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 671 m (2.201 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Urban | 15.634 |
• Komunal | 33.409 |
• Dendësia (Komunal) | 150/km2 (390/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 71000 |
Targa e automjeteve | 05 |
Faqja zyrtare | kk |
Mbylle
Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik – Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879).
Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninë: njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafëshqipe (ish Glloboçicë).