From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalendari maja është një sistem kalendarësh përdorur në Mezoamerikën para-Kolumbiane dhe në shumë komunitete moderne në malësitë e Guatemalës[1], në Varakruz, Oaxaca, Chiapas dhe Meksikë[2].
Ky kalendar bazohet mbi një sistem që përdorej në mbarë rajonin dhe daton që nga shekullin V p.e.s.. Ndan aspekte të përafërta me kalendarët e përdorur nga qytetërimet e tjera të hershme të Mezoamerikës, si Zapotekët dhe Olemkët si dhe qytetërime të mëvonshme apo kontemporare si Mikstekët dhe Aztekët. Në Mezoamerkë ka edhe kalendarë më të hershëm se kalendari maja, por ky kalendar dhe kaledari aztek janë të dokumentuar dhe kuptuar më mirë.
Haab ishte kalendari maja përdorur për qëllime civile, për shëmbull për përcaktimin e kohës së mbjelljes e korrjes dhe ishte i ngjashëm me kalendarin tonë diellor me 365 ditë pasi përfshinte afërsisht një vit diellor. Kalendari Haab kishte 18 "muaj" me nga 20 ditë plus pesë ditë pa emër që njihen si Wayeb' apo pesë ditët e pafata pasi mendohej se sillnin rreziqe.
Num. Sek. |
Emri Yucatec |
Hieroglifi |
Kuptimi i glifit | Num. Sek. |
Emri Yucatec |
Hieroglifi |
Kuptimi i glifit |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Pop | mat | 10 | Yax | stuhia jeshile | ||
2 | Wo' | lidhja e zezë | 11 | Sak' | stuhia e bardhë | ||
3 | Sip | lidhja e kuqe | 12 | Keh | stuhia e kuqe | ||
4 | Sotz' | lakuriqi i natës | 13 | Mak | i mbyllur | ||
5 | Sek | koha e vaditjes | 14 | K'ank'in | dielli i verdhë | ||
6 | Xul | qeni | 15 | Muwan' | bufi | ||
7 | Yaxk'in' | dielli i ri | 16 | Pax | koha e mbjelljeve | ||
8 | Mol | uji | 17 | K'ayab | breshka | ||
9 | Ch'en | stuhia e zezë | 18 | Kumk'u | rezerva e drithit | ||
19 | Wayeb' | pesë ditët e pafata |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.