Kanabisi (Drogë)
drogë psikoaktive nga bima e kanabisit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kanabisi ose Marihuana i referohet disa përgatitjeve të bimës Konop (Kanabis) të cilat bëhen për tu përdorur si droga psikoaktive dhe për arësye mjekësore.[2][3] Nga pikëpamja kimike, komponimi kimik kryesor psikoaktiv në marihuanë është delta-9-tetrahidrokanabinoli (Δ9-THC); i cili është një nga 400 komponimet në planet, përfshirë kanabinoidet, si kanabidioli (CBD), kanabinoli (CBN), dhe tetrahidrokanabivarini (THCV), të cilat mund të prodhojnë efekte shqisore ndryshe nga efektet psikoaktive të THC.[4] Marihuana është forma herbale e kanabisit, dhe përbëhet nga lulet, gjethet, dhe kërcellet e bimëve femërore; hashashi është forma e koncentruar e kanabisit.[5]
Marihuana | |
---|---|
Lule të thara të Cannabis sativa ku shihen trikomet. | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Plantae |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | Rosales |
Familja: | Cannabaceae |
Gjinia: | Cannabis |
Lloji: | C. sativa |
Emri binomial | |
Cannabis sativa L.[1] Cannabis indica Lam. (putative)[1] | |
Përdorimet bashkëkohore të marihuanës janë si drogë rekreative, për rituale fetare, për rituale shpirtërore, dhe si marihuana mjekësore; përdorimi më i hershëm është regjistruar në mijëvjeçarin e tretë p.e.s.[6] Më 2004, Kombet e bashkuara e vlerësuan se rreth 4.0 % të popullsisë adulte të botës (162 milion) e përdorin marihuanën çdo vit, dhe se rreth 0.6 % (22.5& milion) e përdorin çdo ditë.[7] Në fillimin e shekullit 20, posedimi, përdorimi rekreativ, dhe shitja e përgatitjeve të marihuanës me përmbajtje të kanabinoideve psikoaktive u bë e jashtligjshme në shumicën e vendeve të botës; sidoqoftë, OKB-ja tregoi se marihuana është droga më e përdorur e jashtligjshme në botë.[8][9]