Kazandibi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kazandibi (tr. kazan dibi, fundkazani) është një ëmbëlsirë e qullët si muhalebija, por pak më e dendur, e cila duke e marrë nga fundi i enës ku ziehet, merr ngjyrën e krueses. Duke i ardhur pakëz erë zhari, bëhet e këndshme për shijen e kuzhinës alaturka. Gatimi i kësaj ëmbëlsire në Tiranë ka qenë specialitet i drekores së Haxhi Files.[1]