![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e7/Code_Civil_1804.png/640px-Code_Civil_1804.png&w=640&q=50)
Kodi i Napoleonit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kodi i Napoleonit (Frëngjisht: Code Napoléon i njohur zyrtarisht si Code civil des Français) është kodi civil francez i hartuar në vitin 1804 gjatë qeverisjes së Napoleon Bonapartit.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e7/Code_Civil_1804.png/320px-Code_Civil_1804.png)
Kodi u hartua nga një komision i përbërë nga katër juristë të shquar dhe hyri në fuqi më 21 Mars 1804.[1] Kodi konsiderohet si një hap i madh në zëvendësimin e ligjeve të mëparshme feudale. Historiani Robert Holtman e konsideron si një prej dokumenteve që kanë ndikuar më shumë në mbarë botën.[1]
Kodi i Napoleonit nuk është kodi i parë me një sistem ligjor civil; ai paraprihet nga Codex Maximilianeus bavaricus civilis (Bavari, 1756), Allgemeines Landrecht (Prusi, 1794) dhe Kodi i Galicisë Perëndimore (Galici, atëherë pjesë e Austrisë, 1797). Gjithsesi është kodi i parë ligjor i adoptuar në hapësirën pan-Europiane duke ndikuar fuqimisht legjislaturat e shumë shteteve të formuara gjatë dhe pas periudhës së Luftërave Napoleonike.[1] Kodi i Napoleonit kishte shumë ndikim në zhvillimin e vendeve jashtë Evropës, veçanërisht në Lindjen e Mesme, që ishin duke u përpjekur për të modernizuar vendet e tyre përmes reformave ligjore.[citim i duhur]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b2/Speyer_%28DerHexer%29_2010-12-19_051.jpg/640px-Speyer_%28DerHexer%29_2010-12-19_051.jpg)