From Wikipedia, the free encyclopedia
Kuzhina është një dhomë ose pjesë e një dhome që përdoret për gatim dhe përgatitje të ushqimit në një shtëpi, banesë ose në një ndërtesë tregtare. Një kuzhinë moderne e banimit e klasës së mesme është e pajisur zakonisht me një sobë, një lavaman me ujë të rrjedhshëm të nxehtë dhe të ftohtë, një frigorifer një tavolinë dhe dollapë kuzhine të rregulluar sipas një dizajnit të modeluar .Shumë familje kanë edhe nga një furrë me mikrovalë, një pjatalarëse dhe pajisje të tjera elektrike. Funksionet kryesore të një kuzhine janë ruajtja, përgatitja dhe gatimi i ushqimit si dhe kryerja e detyrave të ndërlidhura siç është larja e enëve. Dhoma ose zona të caktuara në afërsi mund të përdoren gjithashtu për ngrënie ose vakte të vogla si mëngjesi, argëtim dhe lavanderi. Projektimi dhe ndërtimi i kuzhinave është një treg i madh në të gjithë botën.
Kuzhinat komerciale gjenden në restorante, kafene, hotele, spitale, institucione arsimore-edukative dhe punëtori të ndryshme, kazermat e ushtrisë dhe institucione të ngjashme. Këto kuzhina janë përgjithësisht më të mëdha dhe të kompletuara me pajisje të nevojshme më shumë se sa një kuzhinë banimi. Për shembull, një restorant i madh mund të ketë një frigorifer të madh dhe një makinë larëse enësh komerciale. Në disa raste pajisjet komerciale të kuzhinës siç janë lavamanët komercialë përdoren në ambientet shtëpiake pasi ofron lehtësi në përdorimin për përgatitjen e ushqimit dhe qëndrueshmëri të lartë. [1] [2]
Në vendet e zhvilluara, kuzhinat tregtare zakonisht u nënshtrohen ligjeve të shëndetit publik. Ato inspektohen periodikisht nga zyrtarë të shëndetit publik dhe detyrohen të mbyllen nëse nuk plotësojnë kërkesat higjienike të mandatuara nga ligji. [3] [4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.