Lepa Brena
këngëtare bosanska nga Bosnje-Hercegovina / From Wikipedia, the free encyclopedia
Fahreta Zhivojinoviq (mbiemri i vajzërisë : Jahiq ; Serbo-Kroatishtja cirilike: Фахрета Живојиновић; lindur në 20 tetor 1960) e njohur dhe me emrin e saj skenik Lepa Brena, është këngëtare e zhanrit pop dhe folk, aktore si dhe një ndër artistet më të njohura nga ish-Jugosllavia, me më shumë se 40 milionë albume të shitura.
Lepa Brena u rrit në Brçko, Bosnje dhe Hercegovinë dhe ka jetuar në Beograd, që prej vitit 1980 ku ajo dhe ka nisur karrierën e saj. Lepa Brena konsiderohet si simboli i Jugosllavisë, pasi ajo ishte ndër të fundit akte skenike që lulëzuan përpara shpërbërjes. Ajo identifikohet si jugosllave dhe madje dëshiron të vetëquhet me nofkën "Jugonostalgjike" (pra nostalgji për Jugosllavinë e dikurshme).[1]
Së bashku me bashkëshortin e saj, Sllobodan Zhivojinoviq dhe mikeshën Sasha Popoviq, Brena është bashkë-pronare e një prej shtëpive diskografike më të mëdhaja në Ballkan, "Grand Production".[2][3][4]