From Wikipedia, the free encyclopedia
Amazona (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim të perendimit. Amazona ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazona bashkë me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonës me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazona bart emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në second (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s), përkatësisht sasia më e madhe e ujit se e të gjithe lumenjve të Evropës sëbashku.[1] Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazona e zbuloi dhe e kaloi në vitin 1541 hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana.
Rrjedhat kryesore nga ana e djatht e Amazonës janë:
Rrjedhat kryesore nga ana e majtë janë:
Qytet kryesore të cilë jan të vendosur buzë Amazonës janë:
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Amazona. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.