![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Flag_of_Albanian_National_Liberation_Movement.svg/langsq-640px-Flag_of_Albanian_National_Liberation_Movement.svg.png&w=640&q=50)
Lëvizja Nacional-Çlirimtare
Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lëvizja Nacional-Çlirimtare ose Lëvizja Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LANÇ)[1] ishte një organizatë rezistence komuniste shqiptare që luftoi në Luftën e Dytë Botërore. U krijua më 16 shtator 1942, në një konferencë të mbajtur në Pezë, një fshat afër Tiranës, e u udhëhoq nga Enver Hoxha. Përveç figurave që kishin shumicën në Këshillin e Përgjithshëm, gjithashtu përfshinte dhe nacionalistë të njohur si Myslim Peza. Fronti Nacional-Çlirimtar më vonë u transformua në qeverinë e Shqipërisë dhe udhëheqësit e tij u bënë pjesëtarë të qeverisë. U zëvendësua në 1945 me Frontin Demokratik.
Fakte të shpejta Ideologjia, Shtabi i përgjithsëm ...
Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare | |
---|---|
Pjesëmarrës në Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore | |
![]() Flamuri i përdorur nga partizanët (shpesh pa yll) | |
Ideologjia | Komunizëm Marksizëm-Leninizëm Antifashizëm |
Shtabi i përgjithsëm | Pezë |
Madhësia | 100,000 vetë |
Beteja dhe luftëra | Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore |
Mbylle
Ushtria Nacional-Çlirimtare ishte ushtria që u krijua gjatë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.[2]