Marco Reus
futbollist gjerman / From Wikipedia, the free encyclopedia
Marco Reus (Gjermanisht [ˈmaɐ̯koː ˈʁɔʏ̯s], lindur më 31 maj 1989) është një futbollist gjermanë që aktalisht luan me klubin gjerman Borussia Dortmund në Bundesligë dhe me Kombëtaren gjermane. Reus mund të luaj si mesfushor-sulmues dhe si sulmues krahu, ai njihet për shpejtësinë dhe teknikën e tij.[1]
Reus me Gjermaninë në vitin 2012. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marco Reus | ||
Datëlindja | (1989-05-31) 31 maj 1989 (35 vjeç) | ||
Vendlindja | Dortmund, Gjermania Perëndimore | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor–sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Borussia Dortmund | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–1996 | Post SV Dortmund | ||
1996–2006 | Borussia Dortmund | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2009 | Rot Weiss Ahlen | 44 | (5) |
2009–2012 | Borussia Mönchengladbach | 99 | (37) |
2012– | Borussia Dortmund | 82 | (37) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009 | Gjermania U–21 | 2 | (0) |
2011– | Gjermania | 25 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20:54, 22 shkurt 2015 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20:54, 22 shkurt 2015 (UTC) |
Reus e shpenzoi karrerën e rinisë te skuadra e Borussia Dortmund, ku përpara tyre kishte luajtur me Post SV Dortmund. Ai ka luajtur për tre skuadra në karrierën e tij si profesionist, ku më së shumti ka luajtur me Borussia Mönchengladbach në Bundesligën gjermane. Reus zakonisht luan si sulmues i majtë për Dortmundin, por ai është i aftë për të luajtur edhe në krahun e djathtë dhe në qëndër për shkak të aftësisë së tij për të kontrolluar topin me të dyja këmbët. Viti 2012 ishte viti më i suksesshëm i tij, ai shënoi 18 gola dhe dhuroi 8 assista duke i siguruar skuadrës së tij një vend në Ligën e Kampioneve. Reus pranoi të trasferohej te klubi i qytetit të tij të lindjes Borussia Dortmund në fund të sezonit 2011–12. Ai mori fanellën me numrin 11, një fanellë që më përpara e kishte Mario Götze, i cili e la fanellën për të marrë fanellën me numrin 10. Franz Beckenbauer foli rreth Reus, sëbashku me Mario Götzen, duke thënë: "Si një dyshe klasike, askush nuk është më i mirë se Reus dhe Götze".[2]
Në vitin 2013, Reus u rendit si futbollisti i katërt më i mirë në botë nga Bloomberg L.P..[3]