Martti Ahtisaari
From Wikipedia, the free encyclopedia
Martti Ahtisaari (23 qershor 1937 - 16 tetor 2023[2]) është një politikan finlandez, president i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare të paqes.
Martti Ahtisaari | |
---|---|
Preisdenti i 10-të i Finlandës | |
Në detyrë 1 mars 1994 – 1 mars 2000 | |
Kryeministri | Esko Aho Paavo Lipponen |
Paraprirë nga | Mauno Koivisto |
Pasuar nga | Tarja Halonen |
Ambasadori i Finlandës në Tanzani[1] | |
Në detyrë 1973–1977 | |
Paraprirë nga | Seppo Pietinen |
Pasuar nga | Richard Müller |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 23 qershor 1937 Viipuri, Finlandë (tani Vyborg, Rusi) |
Vdiq më | 16 tetor 2023 |
Partia politike | Socialdemokrat |
Bashkëshortja/et | Eeva Hyvärinen (m. 1968) |
Fëmijët | Marko Ahtisaari |
Shkollimi | Universiteti i Oulus |
Çmimet | Çmimi Nobel për Paqe (2008) |
Nënshkrimi | |
Shërbimi ushtarak | |
Dega/shërbimi | Ushtria finlandeze |
Grada | Kapiten |
Ahtisaari ishte një i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, që kishin për qëllim zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të gjatë në Kosovë, e cila më vonë deklaroi pavarësinë e saj në vitin 2008. Në tetor 2008, ai u dha Çmimi Nobel për Paqe "për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe për më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare". Deklarata e Nobelit tha se Ahtisaari kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe afatgjata, përfshirë ato në Namibi, Aceh (Indonezi),[3] Kosovë dhe Irak.[4]
Që nga vdekja e Mauno Koivisto në maj 2017, Martti Ahtisaari është aktualisht Presidenti më i vjetër i Finlandës.