Ndërdisiplinariteti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Interdisiplinariteti ose ndërdisiplinariteti (studimet ndërdisiplinore) përfshijnë kombinimin e dy ose më shumë disiplinave akademike në një aktivitet ose projekt shkencor hulumtues.[1] Ai përmbledh njohuri nga disa fusha të tjera si sociologjia, antropologjia, psikologjia, ekonomia etj. Më konkretisht interdisiplinariteti konsiston në një veprimtari krijuese e cila shkon përtej kufizimeve disiplinare. Interdisiplinariteti është i lidhur me një interdisiplinë ose një fushë ndërdisiplinore, e cila është një njësi organizative që kalon kufijtë tradicionalë midis disiplinave akademike ose shkollave të mendimit, pasi lindin nevoja dhe profesione të reja. Ekipet e mëdha inxhinierike zakonisht janë ndërdisiplinore, si p.sh. një central elektrik ose telefon celular apo një projekt tjetër që kërkon koordinimin e disa specialiteteve disiplinore. Megjithatë, termi "ndërdisiplinor" nganjëherë është i kufizuar vetëm në mjediset akademike.[2]