From Wikipedia, the free encyclopedia
Në elektrodinamikë , mundshmëria elektrike në një pikë të hapësirës është energjia e mundshme për njësi të ngarkesës elektrike që është e lidhur me një fushë elektrike të qëndrueshme dhe të pandryshueshme në kohë. Tipikisht e matur në volt, ajo është një madhësi skalare e Lorencit. Ndryshimi në mundshmërinë elektrike midis dy pikave njihet si voltazhi.
Është gjithshtu edhe një mundshmëri skalare elektrike e përgjithshme që përdoret në elektrodinamikë kur fusha elektromagnetike që ndryshojne në kohe jane të pranishme. Kjo mundshmëri elektrike e përgjithshme nuk mund të shpjegohet thjesht si energji e mundshme.
Mundshmëria elektrike mund të shpjegohet si një “shtypje elektrike". Ky shpjegim bazohet mbi analogjine hidraulike. Kur kjo "shtypje është" uniforme, rryma nuk rrjedh dhe asgjë nuk ndodh. Kjo është e ngjashme me faktin pse njerzit nuk ndiejnë shtypjen normale atmosferike: kjo ndodh sepse nuk ka ndonje ndryshim midis shtypjes brenda trupit dhe asaj jashtë, kështu që asgjë nuk ndihet. Megjithatë, kur kjo shtypje elektrike ndryshon, një fushe elektrike shfaqet, e cila krijon një forcë mbi thërrmijat e ngarkuara.
Përfytyrimi i mundshmërisë elektrike (e dhene nga: , ose V) lidhet ngushtë me energjine e mundshme, pra:
ku eshte energjia e mundshmërisë elektrike e nje therrmije prove q nga fusha elektrike. Vini re qe energjia e mundshme si dhe mundshmëria elektrike mund te percaktohen deri tek një kusht të pandryshueshëm: duhet qe njëri të zgjedhë në mënyrë të paarsyeshme nje vendodhje në mënyrë që energjia e mundshme dhe mundshmëria elektrike të jenë.
Percaktimi i duhur i mundshmërisë elektrike përdor fushen elektrike :
ku C eshte nje shteg i paarsyeshëm qe lidh pikën me mundshmëri zero me pikën që merret nën shqyrtim. Kur , tërësia e lakuar e mësipërme nuk varet në shtegun e saktësuar C por vetëm në pikat fundore të trajektores. Në mënyrë të barasvlershme, mundshmëria elektrike përcakton fushën elektrike përmes pjerrësisë së tij:
kështu që, nga ligji i Gausit, puna e mundshme kënaq ekuacionin e Puasonit:
ku ρ është dendësia totale e ngarkesës (që përfshin ngarkesën e lidhur).
Vini re: këto ekuacione nuk mund të përdoren në qoftë se , pra, në rastin e një fushe elektrike joruajtëse (e shkaktuar nga nje fushë magnetike që ndryshon në kohë; shikoni ekuacionet e Maksuellit). Përgjithësimi i mundshmërisë elektrike në këtë rast përshkruhet më poshtë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.