From Wikipedia, the free encyclopedia
Një qatip ose çatip (Arabisht: كَاتِب, kātib) është një shkrues ose sekretar në botën arabe-folëse, bota persiane dhe zona të tjera islamike deri në Indi.[1] Në Afrikën e Veriut, shqiptimi lokal i termit gjithashtu bën që ai të shkruhet ketib. Detyrat përfshinin leximin dhe shkrimin e korrespondencës, lëshimin e udhëzimeve nën komandën e personit përgjegjës dhe dokumentimin e arkivimit.[2]
Fjala vjen ndoshta nga arabishtja kitāb (libër), dhe ndoshta e importuar nga fqinjët aramaikë të veriut të arabëve.[1] Është një koncept paraislamik, që haset në veprën e poetëve të lashtë arabë. Arti i të shkruarit, megjithëse i pranishëm në të gjitha pjesët e Arabisë, ishte me sa duket arritje e atyre pak. Midis sahabëve të Medinës, rreth dhjetë përmenden si qatibe.[1] Me përqafimin e Islamit, zyra e qatib u bë një post me shumë nder. Në atë kohë, në modelin e kancelarisë persiane, ishte zhvilluar një sistem i komplikuar i zyrave qeveritare, secila degë e entitetit qeveritar, fetar, civil ose ushtarak kishte qatibin e vet. Kështu, termi u has gjerësisht në lidhje me fjalë të tjera për të nxjerrë një pozicion sekretar më specifik, dmth. Katib dīwān - sekretar në zyrat financiare, katib al-sirr - sekretar kancelar, katib al-djaysh - sekretar të ushtrisë, e kështu me radhë.[3]
Gjatë Perandorisë Osmane ajo u përdor me të njëjtin kuptim, domethënë Kiaya Katibi, sekretari private e Kiaya bey,[4] dhe kështu u transferua në gjuhë të tjera, të tilla si qatib ose qatip në shqip.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.