Quentin Tarantino
Shkrimtar, regjisor, skenarist dhe aktor amerikan / From Wikipedia, the free encyclopedia
Quentin Jerome Tarantino lindi më 27 mars 1963 në Knoxville, Tennessee. Është një regjisor, aktor, producent dhe autor filmi amerikan. Filmat e tij janë aq ndikues, që kritikuesit e filma e kanë krijuar një fjalë për stilin e tij: tarantinoesque.
Quentin Tarantino | |
---|---|
U lind në | 27 mars 1963 Knoxville, Tennessee, SHBA |
Kombësia | amerikan |
Titulli | Tarantino në San Diego Comic-Con International, në nëntor të vitit 2015 |
Tarantino u rrit si një fans i filmave dhe punonte në një dyqan filmash me qera ndërkohë që studionte aktrimin. Karriera e tij filloi në fund të viteve 1980, kur ai shkroi dhe drejtoi filmin My Best Friend's Birthday, skenari i të cilit formoi bazën për filmin True Romance. Në fillim të viteve 1990, ai e filloi karrtierën e tij si prodhues filmi i pavarur me daljen e filmit Reservoir Dogs në 1992; i quajtur si klasik dhe hit kulti, ai u quajt edhe si "Filmi i Pavarur më i Bukur i të Gjitha Kohërave" nga revista Empire. Popullariteti i tij u rrit nga dalja e filmit të tij të dytë në 1994, Pulp Fiction, një film kriminalistik neo-noir që u bë një sukses i madh komercial dhe kritik, i quajtur edhe si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. I bazuar në filmat e viteve 1970 blaxploitation, Tarantino lëshoi Jackie Brown në 1997, një përshtatje e novelës Rum Punch.
Kill Bill, një film me temë hakmarrjen ("revenge flick") me zhanre të filmave: arte marciale japoneze, spaghetti western dhe horror italian, u krijua gjashtë vite mbas filmit të fundit, dhe ishte i ndarë në dy pjesë: Vol. 1 në 2003, dhe Vol. 2 në 2004. Tarantino lëshoi Death Proof në 2007 si pjesë e një projekti me Robert Rodriguez, me titullin Grindhouse. Filmi i shtyrë gjatë Inglourious Basterds, i cili tregon një histori alternative fiktive të dy tentativave për të vrarë lidreët e Gjermanisë Naziste, u lëshua në 2009 dhe u bë filmi i tij i dytë për nga fitimet deri më sot ($321 milionë). Puna e tij më e fundit dhe më fitimprurësja është filmi uestern i vitit 2012 Django Unchained.
Filmat e Tarantinos kanë korrur sukses si kritik po ashtu edhe komercial. Ai ka fituar shumë çmime kinematografike, duke përfshirë dy Academy Award, dy Golden Globe, dy BAFTA, dhe Palme d'Or (palma e artë), dhe është nominuar për çmimet Primetime Emmy Awards dhe Grammy Award, dhe është quajtur si një nga 100 Njerëzit më Influencues në Botë nga revista Time në 2005.[1]