Shpejtësia këndore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në fizikë, shpejtësia këndore është një madhësi vektoriale (më saktësisht, një pseudovektor) e cila përcakton shpejtësinë këndore të një objekti përgjatë aksit në të cilin objekti është në rotullim. Në sistemin e njësive SI njësia e shpejtësisë këndore është radian per sekondë, edhe pse kjo mund të jetë e matur në njësi të tjera të tilla si gradë për sekondë, rrotullime për sekondë, gradë për orë, etj. Kur matet në njësi ciklesh apo rotullime për Orë (p.sh rrotullime për minutë), zakonisht ajo është quajtur shpesh, shpejtësisa rrotulluese dhe madhësia e saj moduli i shpejtësise kendore. Shpejtesi këndore përfaqësohet zakonisht nga simboli omega (Ω ose ω). Drejtimi i vektorit të shpejtësisë këndore është pingul me planin e rrotullimit, në një drejtim që është specifikuar zakonisht nga rregulli i dorës së djathtë.[1]