Shpellat Kanheri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shpellat Kanheri (shqiptimi sanskritisht: Kānherī-guhāḥ) përbëjnë një grup monumentesh shkëmbore që gjenden në veri të Borivali-t në rrethinat perëndimore të Bombeit, kryeqyteti i shtetit të Maharashtras. Të gjendura brenda pyjeve të parkut kombëtar Sanjay Gandhi, shpellat janë 6 km nga porta kryesore e parkut dhe 7 km nga stacioni i Borivalit. Touristët mund të hyjnë pas orës 9:00 të mëngjesit. Shpellat Kanheri demostrojnë ndikimin budist në artin dhe kulturën e Indisë. Kanheri vjen nga sanskritishtja Krishnagiri, që do të thotë mali i zi (Krishna).[1] Ato janë skalitur nga një masiv shkëmbor bazalti.[2]