Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lufta e Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë të pushtuar nga Italia, e cila e kishte shndërruar në një provincë të vetën me një qeveri kukull. Rezistenca kundër pushtimit italian nisi nga xhandarmëria e Mbretit Zog e drejtuar nga Abaz Kupi dhe më tej u ndoq nga Balli Kombëtar dhe Fronti Nacional-Çlirimtar me bindje komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje e cila çoi në çlirimin e vendit më 29 nëntor 1944.
Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Lufta e Dytë Botërore | |||||||
Partizanë komunistë në Tiranë, 28 nëntor 1944. | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
LANÇ Lëvizja Legalitetit Balli Kombëtar (disa fraksione, deri në shtator 1943) |
Mbretëria e Italisë (1939-1943) Gjermania naziste (1943-1944) Mbretëria shqiptare Balli Kombëtar (nga shtator 1943 në nëntor 1944) | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Enver Hoxha Spiro Moisiu Mehmet Shehu Qemal Stafa † Haxhi Lleshi Abaz Kupi Baba Faja Martaneshi |
Francesco Jacomoni Hermann Neubacher Shefqet Verlaci (1939-1941) Mustafa Merlika-Kruja (1941-1943) Eqrem Libohova (janar–shkurt dhe maj–shtator 1943) Maliq Bushati (shkurt–maj 1943) | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
Nga ~4000 forca në vitin 1942 arriti në ~70,000 forca të rregullta (partizanët) dhe vullnetarë të zonave në nëntor 1944. | Më shumë se 600.000 trupa, qëndruan rezidente ose kaluan nëpër Shqipëri gjatë periudhës 1939-1944. | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
Rreth 30.000 të vrarë (duke përfshirë edhe civilë), 12.600 të plagosur dhe 44.500 të burgosur ose të dëbuar.[1] | 26.595 të vrarë, 21.245 të burgosur dhe 20.800 të plagosur. (Viktima italiane dhe gjermane)[2] | ||||||
|
Qendra për lehtësim të popullsisë civile (Gjenevë) raportoi se Shqipëria ishte një nga vendet më të rrënuara në Evropë. Rreth 60.000 shtëpi ishin shkatërruar dhe rreth 10% e popullsisë ishte lënë e pastrehë.[4]
Shqipëria u sulmua nga Italia më 7 prill 1939 si nga ajri dhe nga deti. Në tetor të vitit 1940, forcat pushtuese e pushtuan Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsën shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë iu bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanët që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqën nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria Greqisë.
Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nën drejtimin e dy emisarëve të partisë komuniste jugosllave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan t'i luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe më pas kundër frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog të Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisarët jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qenë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e egër 40-vjeçare të Enver Hoxhës. Vendi, që u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do të binte në një izolim fanatik ku do të pushkatoheshin dhe burgoseshin. Shqipëria u lirua më 20 nëntor 1944 dhe forcat politike ishin: Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti.
Në tetor të vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i përkohshëm i cili në pranverë të vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë për Kosovën.