Tasuku Honjo
From Wikipedia, the free encyclopedia
Tasuku Honjo (本庶 佑, Honjo Tasuku,i lindur me 27 Janar,1942)[1] është një mjek,shkencëtar dhe imunolog japonez.Ai mori çmimin Nobel në kategorinë Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 2018, dhe njihet më së shumti për punën e tij në identifikimin e proteinës së programuar të vdekjes së qelizave 1 (PD-1).[2]Ai është gjithashtu i njohur për identifikimin molekular të citokineve: IL-4 dhe IL-5,[3]si dhe zbulimin e deaminazës cytidine të shkaktuar nga aktivizimi (AID) që është i nevoshëm për rekombinimin e ndërprerësve të klasës dhe hipermutimin somatik. [4]
Tasuku Honjo | |
---|---|
U lind në | 27 janar 1942 |
Njohur për | Rikombinimi i klasës së ndërprerës IL-4, IL-5, AID Imunoterapia e kancerit PD-1 |
Çmimet | Imperial Prize (1996) Koch Prize (2012) Order of Culture (2013) Tang Prize (2014) Kyoto Prize (2016) Alpert Prize (2017) Nobel Prize in Physiology or Medicine (2018) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Imunologjia molekulare |
Institucionet | Universiteti i Kiotos |
Këshilltarët e doktoraturës | Yasutomi Nishizuka Osamu Hayaishi |
Ai u zgjodh si bashkëpunëtor i huaj i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA(2001), si dhe anëtar i Akademisë Gjermane të Shkencëtarëve të Natyrës Leopoldina (2003), dhe gjithashtu si anëtar i Akademisë Japoneze (2005).
Në vitn 2018, së bashku me James P. Allison ,atij ju dha çmimi Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi.[5]Së bashku me Allison, ata fituan çmimin Tang në vitin 2014 në Shkencën Biofarmike për të njëjtën arritje.[6]