Ted Bundy
vrasës serial amerikan (1946-1989) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Theodore Robert Cowell ose ;Teodor Robert Bundy (shqipërimi: Teodor Robert Kouell) i njohur si Ted Bundy lindi më 24 nëntor 1946 në Burligton të Vermont dhe u ekzekutua më 24 janar 1989 në burgun Raiford, Union County në Florida. Ai ishte nje vrasës serial, përdhunues, rrëmbyes, i cili sulmoi dhe vrau shumë vajza dhe gra gjatë viteve 70'. Ai kishte mohuar për më shumë se një dekadë vrasjet e tij, por pranoi 1 ditë para se ta ekzekutonin se është fajtor për 30 vrasje por disa mendojnë se numri i vikitmave të tij ishte 36 apo dhe më i lartë.
Ted Bundy | |
---|---|
![]() | |
Emri i Plotë | Theodore Robert Bundy |
I Njohur si | Ted Bundy, |
Emrat e rrejshem | Chris Hagen Kenneth Misner Officer Roseland Richard Burton Rolf Miller |
Lindur më | 24 nëntor 1946 |
Vendlindja | Burligton, Vermont, Sh.B.A |
Vdiq më | 24 janar 1989 |
Vendvdekja | Raiford Pirson, Florida, Sh.B.A |
Shkaku i Vdekjes | Ekzekutimi me Karrigë Elektrike |
Veprimtarit | Student,Vrasës,Përdhnues,Rrëmbyes,Hajdut |
Vitet Kriminale | 1973-1978 |
Numri i Viktimave | 30 deri 36+ persona[1] |
Lokacioni i Krimeve | Uashington,Idaho,Utah,Oregon,Florida |
Data e Arrestimeve | Arrstimi i parë 16 gusht 1975,arrtisja 1977,Arrestimi i dytë 25 shkurt 1978. |
Denimi | Denim me vdekje |
Sipas policisë dhe FBI-së Bundy ishte mjaft romantik dhe miqësor me viktimat e tij, të cilat ishin femra. Ai i joshte me fjalë të bukura drejt vdekjes dhe thuhet se motivi i vrasjeve të tij ishte seksual. Epshi i tij seksual kalonte çdo kufi por ai kishte dhe patologji te tjera, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera. Së pari viktimat mashtroheshin apo rrëmbeheshin, në fillim ekzekutoheshin e më pas Bundy kryente marrëdhënie seksuale me kufomat e tyre. Disa prej viktimave rrëmbeshin nga Bundy e më pas mund t'i përdhunonte dhe pastaj t'i vriste ato apo priste derisa ato të flinin dhe futej fshehurazi brenda shtëpive të tyre për t'i vrarë.
Bundy ishte arrestuar së pari në Utah e më pas u gjykua dhe u burgos në vitin 1975 për tentativë vrasjeje dhe rrëmbim. Ai arratiset në dhjetor të vitit 1977 ku shkon në Florida, ku kryen disa vrasje të tjera. Aty arrestohet dhe merr 3 dënime me vdekje dhe më pas ekzekutohet.
Bundy u ekzekutua mbi karrigë elektrike në burgun e Raiford në veri të Florida-s. Aty morrën pjesë disa dëshmitarë ku ishte e pranishme edhe biografia amerikane Anna Role e cila e quajti atë simbolin e së keqës dhe të pashpirt. Dita e ekzekutimit të tij u festua në Florida[2].