Terapia e qelizave staminale dhe degjenerimi makular
From Wikipedia, the free encyclopedia
Terapia e qelizave staminale në trajtimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën paraqet njërën nga metodat më të reja, e cila ende gjendet në fazën hulumtuese, si pjesë e mjekësisë rigjeneruese dhe oftalmologjisë. Metoda është në gjendje, sipas rezultateve të para të studimeve të botuara, të krijojë një retinë me ndihmën e qelizave që rrjedhin nga qelizat burimore pluripotente të indukuara nga njeriu (hiPS) që imitojnë qelizat e syve të cilat vdesin dhe shkaktojnë dëmtime të makulës dhe humbje të shikimit.[1] [2]