Torino F.C.
From Wikipedia, the free encyclopedia
Torino Football Club (Italisht: [tɔˈrinɔ]), njohur zakonisht si Torino ose thjesht Toro, është një klub profesionist futbollistik italian me seli në Torino, Piemont, që luan në Serie A.
Emri i plotë | Torino Football Club S.p.A. | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | il Toro (Demi) i Granata (Granadat) | |||
Themeluar |
| |||
Stadiumi | Stadio Olimpico Grande Torino | |||
Kapaciteti | 27,958[3] | |||
Pronari | UT Communication | |||
Presidenti | Urbano Cairo | |||
Menaxheri | Marco Giampaolo | |||
Liga | Serie A | |||
2020-20 | Vend 7 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Themeluar si Foot-Ball Club Torino më 3 dhjetor 1906, klubi pa pasur disa emra të ndryshëm; klubi i riemërua Associazione Calcio Torino nga viti 1936 e deri në vitin 1943 dhe 1959 e deri në vitin 1977, Torino FIAT në vitin 1944, Associazione Calcio Talmone Torino në sezonin 1958–59 dhe Torino Calcio nga viti 1977 deri në ditën kur klubi deklaroi falimentimin në vitin 2005. Klubi rifitoi të drejtat dhe titujt e fituar më parë, duke vazhduar si Torino Football Club.
Brënda vendit, Torino është pothuajse një nga klubet më të suksesshme në Itali me shtatë tituj të fituar, duke fituar pesë prej tyre rresht nga viti 1942 e deri në vitin 1949, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave, dhe sigurisht duke u bërë skuadra e parë italiane që fiton dopietën e titujve. Klubi gjithashtu e ka fituar edhe Coppa Italian për plot pesë herë, ku për herë të fundit e ka fituar në sezonin 1992–93, dhe Kupën Mitropa në vitin 1991. Në arenën ndërkombëtare, Torino ka qënë finaliste e Kupës UEFA në sezonin 1991–92.
Në renditjen e vazhdueshme të Serie A, ku përfshihen të gjitha skuadrat që kanë luajtur të paktën një herë në elitë, Torino zë vendin e tetë, ku marrë pjesë në 70 nga 82 edicionet e zhvilluara.