Toyota F1
From Wikipedia, the free encyclopedia
Toyota F1 ishte një ekip Formula Një nën pronësinë e prodhuesit japonez të makinave Toyota me bazë në Këln, Gjermani. Toyota lajmëroi planet për të hyrë në Formula Një në vitin 1999, pasi disa provave me makinën e tyre fillestare, e quajtur TF101, por debutuan zyrtarisht në sezonin 2002.[1] Ekipi u rrit nga organizata jetëgjatë e Toyotës, Toyota Motorsport GmbH, e cila më parë kishte konkuruar në Kampionatin Botëror të Rallyt dhe në 24 Orët e Le Mansit. Pavarësisht një pike në garën debutuese,[2] Panasonic Toyota Racing nuk fitoi asnjë Çmim të madh, kurse rezultati më i mirë i tyre në një garë ishte vendi i 2të i arritur në sezonet 2005, 2008 dhe 2009.[3]
Emri i plotë | Panasonic Toyota Racing |
---|---|
Vendndodhja | Këln, Gjermani |
Themeluesi(it) | — |
Stafi | Tadashi Yamashina Ove Andersson Pascal Vasselon |
Pilotët | Ralf Schumacher Jarno Trulli Timo Glock Kamui Kobayashi Olivier Pains Ricardo Zonta Mika Salo |
Emri i mëparshëm | — |
Emri i rradhës | — |
Gara e parë | Çmimi i madh i Australisë 2002 |
Gara të zhvilluara | 140 |
Motorri | Toyota |
Tituj konstruktorësh | 0 |
Tituj pilotësh | 0 |
Gara të fituara | 0 |
Podiume | 13 |
Pikë | 278.5 |
Pol pozita | 3 |
Xhiro të shpejta | 3 |
Gara e fundit | Çmimi i madh i Abu Dabit 2009 |
Toyota mori kritika për shkak të suksesit të tyre të pakët,[4] sidomos pas përfundimit të sezonit 2006, ku rezultati më i mirë i ekipit ishte një vend i 3të i arritur në Çmimin e madh të Australisë 2003. Toyota ishte një ekip i financuar mirë, por pavarësisht kësaj, nuk arriti kurrë rezultatet e pritura.[5]
Më 4 nëntor 2009, Toyota lajmëroi tërheqjen e menjëhershme nga Formula Një, duke i dhënë fundit pjesmarrjes së ekipit në sport pas tetë sezonesh.[6][7]